Lajme
“Parabolat e jetës dhe artit”, një dedikim për artin e Mal Myrtajt
Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës së skulptorit të njohur shqiptar, Mal Myrtaj
Të shtunën në ambientet e Konsullatës së Republikës se Kosovës në Cyrih është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës së skulptorit të njohur shqiptar, Mal Myrtaj.
Promovimi, nën patronazhin e kreut të konsullatës, z. Vigan Berisha, është organizuar në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.
Në fjalën e tij në cilësinë e nikoqirit, Berisha ka shprehur kënaqësinë për mundësinë që ka konsullata që drejton ai, të jetë në dispozicion të aktiviteteve kulturore sikur ky. Ai ka bërë edhe një prezantim të shkurtë të artistit Mal Myrtaj.
“Mal Myrtaj është një artist që nuk është ndarë kurrë nga rrënjët. Edhe pse rruga jetësore e ka bartur larg vendit, ai gjithmonë ka bartur me vete Kosovën, vendin e tij, në punimet e tij në skulpturë, në çdo gdhendje që ka bërë duke krijuar artin e tij”, ka thënë veç tjerash kryekonsulli Vigan Berisha.
Ndërsa vetë Myrtaj, duke folur për rrugën e tij jetësore si artist, është ndalur më shumë në kohën, nga viti 1989 e këndej, kohë që ai e ka kaluar në mërgim dhe kryesisht në Gjermani. Ai ka shpalosur me këtë rast preokupimet jetësore dhe artistike që e kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe dhe që lidhen në mënyrë të ngushtë me rrënjët, e tij, me Kosovën dhe shqiptarët.
Myrtaj ka folur edhe për evoluimin e tij artistik të tij që kalon nga figurat realiste në fillimet e tij krijuese në trajtat moderne, simbolike të punimeve që janë karakteristike për krijimtarinë e tij aktuale. Me këtë rast ai ka sjellë në kujtesë figurat e heronjve kombëtarë si bustin e Skënderbeut në Gjimnazin e Preshevës, ku Myrtaj ka punuar si mësimdhënës në rininë e tij, atë të Mic Sokolit etj. Edhe pse me kohë, orientimi artistik i tij ka ndryshuar, ai thotë se nuk heq dorë nga krijimet e tij të asaj kohe.
Artisti në vazhdim ka përmendur edhe sfidat me të cilat është përballur gjatë qëndrimit në Gjermani. Këtu, ai përkundër vështirësive si punëtor që duhej të mbante familjen në Kosovë, ka gjetur mundësinë për të krijuar dhe për tu inkuadruar në jetën artistike të vendit ku jetonte.
Kryetari i Shoqatës se Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Musa Jupolli ka lexuar një vështrim të frymëzuar për Mal Myrtajn si krijues dhe si njeri, duke shkrirë këtu shkrimin diskursiv me poezinë që i kushtohej artistit.
Edhe folësi tjetër, Mentor Thaqi, sekretar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë është prezantuar me një përkushtim poetik për veprën e artistit Mal Myrtaj, duke vënë në fokus mjetet shprehëse që përdor Myrtaj në krijimtarinë e tij.
Aktivitetin e promovimit e ka drejtuar aktori Dan Morina, i cili njëherësh ka evokuar sekuenca kujtimesh nga veprimtaria e përbashkët kulturore me artistin Mal Myrtaj, në fillimet e jetës së tyre prej mërgimtarësh, në Gjermani.
Aktivisti dhe aktori amator Mustafë Shabani është prezantuar me një inskenim të shkurtër teatral me temë atdhedashurinë.
Në një bashkëbisedim që pasoi kanë marrë pjesë edhe shkrimtari Muharrem Blakaj, gazetarja Hava Kurti Krasniqi, veprimtari Anton Zefi etj.
Në një apero të shtruar nga konsullata, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë që, nën tingujt e kitarës së artistit Bexhet Sallai të këmbejnë mes vete dhe me artistin Myrtaj si dhe të sigurojnë librin e promovuar.
Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, duke falënderuar artistët dhe publikun pjesëmarrës ka shpalosur edhe një program të ngjeshur që kjo konsullatë ka realizuar dhe po e realizon, me synim afirmimin e vlerave kulturore shqiptare të krijuara nga mërgata shqiptare. Ai me këtë rast ka falënderuar edhe stafin e konsullatës, i cili po kontribuon me entuziazëm në realizimin e këtij synimi.
E-Diaspora
-
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë
















