Kosova
Zvicra trajnon dhjetëra zyrtarë kosovarë për luftimin e korrupsionit
Më shumë se 40 persona në Kosovë kanë përfunduar kursin “Ekzaminimi i mashtrimeve dhe kontabiliteti ligjor”, trajnim njëvjeçar në kuadër të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit, shkruan albinfo.ch.
Zyrtarë të policisë, prokurorë, zyrtarë të doganave, të Agjencisë Kundër Korrupsion, agjentë të inteligjencës financiare dhe gazetarë hulumtues u licencuan nga ky kurs, që u mbajt në kuadër të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
“E organizuar për herë të parë në Kosovë, kjo nismë mëton të fuqizojë kapacitetin e zyrtarëve përkatës në analizimin e pasqyrave financiare, zbulimin e mashtrimeve, zhvillimin e teknikave të hulumtimit të financave dhe gjetjen e aseteve të fshehura. Ky kurs ka targetuar hetuesit e lartë që punojnë në ekipe hetimore për rastet e korrupsionit, që t’i përdorin njohuritë e fituara për zhvillimin e hetimeve të suksesshme financiare dhe rimëkëmbjen e pasurive të vjedhura”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Zvicerane në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ceremonisë së licencimit, drejtori i SDC-së në Kosovë, Patrick Etienne, tha se kjo iniciativë është e rëndësishme për të forcuar kapacitetet e institucioneve përkatëse për të hetuar korrupsionin dhe rastet e krimit financiar.
Ky kurs po ashtu u realizua me mbështetje të SAEK (Përpjekjet Kundër Korrupsion në Kosovë), në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës dhe është akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit.
Nga Ambasada zvicerane kanë njoftuar që kursi do të mbahet përsëri gjatë këtij viti për zyrtarë të tjerë./albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











