Shkurt.ch
Zvicra ndalon tregtinë me naftë nga Siria
Me këtë vendim Zvicra i bashkohet Bashkimit Evropian i cili këto masa kundër Sirisë i ka marrë në fillim të muajit shtator
Qeveria zvicerane, duke marrë një hap drejt ashpërsimit të embargos ndaj Sirisë, ka vendosur që të ndalojë importimin e naftës nga ky vend. Për ta marrë këtë hap atë e ka shtyrë dhuna e vazhdueshme që regjimi sirian po e ushtron mbi popullatën e vet.
Në bazë të këtij vendimi, duke filluar nga e shtuna (nesër) është e ndaluar sjellja në Zvicër, blerja ose transportimi i prodhimeve siriane të naftës. Po kështu, ndalohet edhe sigurimi ose financimi i bizneseve me produkte të naftës nga ky vend, njofton drs.ch.
Me këtë vendim Zvicra i bashkohet Bashkimit Evropian i cili këto masa kundër Sirisë i ka marrë në fillim të muajit shtator.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













