Kosova
Zvicra financon projektin për ujësjellës për 10 fshatra të Skenderajt
Sot është bërë inaugurimi i sistemit të ujësjellësit për 10 fshatra të komunës së Skenderajt, nga i cili do të përfitojnë mbi 11 mijë banorë, i financuar nga Qeveria zvicerane.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebettha, se ky bashkëpunim është bërë mes Qeverisë së Zvicrës dhe Kosovës dhe se është një aspekt mjaft i rëndësishëm i punës së dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Ai u shpreh i kënaqur që Zvicra ka mundur të mbështesë këtë projekt dhe do të vazhdojë mbështetjen në sfidat në vazhdim.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për banorët e fshatrave të Skenderajt.
“Qasjen në ujë të pijshëmm, të pastër dhe të sigurt, përfitojnë 11.080 banorë të këtyre fshatrave, me rrjet prej 128 km, 3 rezervuare dhe 1 stacion të pompimit. Vlera e këtij projekti është 1 milion e 230.000 euro. Falë bashkëpunimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kemi arritur t’i sigurojmë mjetet edhe për lidhjet individuale me rreth 200.000 euro, që ky sistem të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”. Se vërtet sot është ditë e lumtur për banorët e Skenderajt, kjo nuk ka dyshim”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











