Lajme
Zvicra ekstradon Oricin në Bosnjë
Zvicra ekstradon të dyshuarin për krime lufte, Naser Oric. Mirëpo, jo në Serbi, siç ekzistonte frika por në shtetin e tij, në Bosnjë e Hercegovinë.
Ish komandanti i forcave të armatosura myslimane të Bosnjës, Oric, ishte arrestuar javë më parë në Gjenevë në bazë të kërkesës së Serbisë. Serbia e kërkonte nga Zvicra ekstradimin e tij ndërsa Zyra Federale për Drejtësi ka vendosur sot që ai të ekstradohej në Bosnjë e Hercegovinë, raportojnë mediet zvicerane.
Pas Serbisë, Oricin e kishte kërkuar edhe Bosnja me theksin që ai të mos i dorëzohej Serbisë. Prokuroria pëgjegjëse e Bosnjës kishte ngritur po ashtu padi kundër shtetasit të saj dhe është e gatshme të presë dëshmi edhe nga homologët serbë rreth krimeve eventuale të luftës të kryera nga Orici.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











