Maqedonia
Zgjedhjet në Maqedoni, takohen liderët shqiptarë në Shkup
Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë Veriore vëmendja është drejtuar te dy partitë shqiptare në opozitë, të cilat pritet që brenda këtyre dy ditëve të deklarojnë pozitën e tyre.
Mediet në Shkup raportuan se gjatë ditës janë takuar dy liderët, ai i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, bashkë me kandidatin që garoi në rrethin e parë, Blerim Reka.
Reka në një postim në rrjetet sociale ka thënë se nuk do të ndikojë në vendimin e qytetarëve në zgjedhje.
“Edhe sot po e përsëris atë që e thashë në fillim të fushatës sime, nuk do të lejoj tregtinë me vota. As unë, e askush tjetër nuk jemi shitblerës të votave tuaja, prandaj as nuk kemi të drejtë të ndikojmë në atë se për kë duhet të votoni këtë të diel. Tregtia me votat tuaja është kundër konceptit tim për Republikën, kundër sundimit të ligjit si shtyllë e saj dhe kundër demokracisë dhe lirisë së qytetarëve”, ka shkruar Reka, transmeton albinfo.ch.
Reka ka mohuar se ka pasur takime me kundërkandidatët apo me liderët partiakë të tyre lidhur me thirrjen e mundshme të qytetarëve për të votuar këtë ose atë kandidat presidencial.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










