Maqedonia
Votuesit shqiptarë ‘zgjedhin’ presidentin e ri
Një gjë është e sigurt, rezultatin e zgjedhjeve do ta vendosin pothuajse 80.000 votuesit të cilët u përcaktuan për Rekën
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të dielën, përveç se kaloi me një nga shkallët më të ulëta të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe forma tjera plebishitare në Maqedoninë e pavarur, solli edhe tronditje për koalicionin qeverisës. Kandidati i tyre, Stevo Pendarovski realizoi avantazh pothuajse minimal përpara rivales së tij kryesore për postin e kreut të shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, gjegjësisht në raundin e dytë Pendarovski hyn me diferencë prej vetëm 4.486 vota, që është diferenca më e vogël në vota mes dy kandidatëve në pesë zgjedhjet e fundit presidenciale, transmeton Meta.mk.
Jehona e ulët, dhe dallimi i vogël në votat mes dy kandidatëve të cilët do të shkojnë në raundin e dytë, plus 79.921 vota për Blerim Rekën, plus 32.811 fletëvotime të pavlefshme, në mënyrë të qartë tregojnë se me 319.225 votat për Siljanovskën, në fakt revoltë kundër qeverisë kanë shprehur 432,000 votues.
Duket se këtë menjëherë e kuptuan në kampin e Zaevit. Kështu, kryeministri nxitoi që ta interpretojë si pakënaqësi me funksionimin e niveleve më të ulëta të qeverisë dhe u kërcënua me pastrim.
Në anën tjetër, partia opozitare VMRO-DPMNE e karakterizoi rezultatin e zgjedhjeve, jo vetëm si shprehje e rezistencës ndaj qeverisë, por edhe si pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe të popullit nga Marrëveshjes Prespës dhe ndërrimit të pushtetit, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket asaj që është e sigurt, është se fushata para raundit të dytë e të dy pretendentëve për postin e presidentit vazhdon pak a shumë sikurse para 21 prillit. Ndërsa Siljanovska thotë se ajo kurrë nuk do ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut dhe se qeveria i ka tradhtuar interesat kombëtare, Pendarovski godet fortë në vijën emocionale, se vota për kundërshtaren e tij në fakt është votë për kthimin e regjimit të Gruevskit pa e përshkruar qartë lidhjen mes të dyve.
Një gjë është e sigurt, rezultatin e zgjedhjeve do ta vendosin pothuajse 80.000 votuesit të cilët u përcaktuan për Rekën. Duke pasur parasysh se platforma e Siljanovskës, e cila është e orientuar plotësisht kah maqedonasit, pritet që ata do të vendosen për Pendarovskin.
Por përsëri ajo mbetet një “nëse” e madhe, nëse sërish do shohim pjesëmarrje mbi 40 për qind ose raundi i dytë do të jetë i pasuksesshëm dhe procesi zgjedhor do të fillojë nga fillimi.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











