Integrimi
Zëri i viktimave të Kosovës, në “Kopshtin e të zhdukurve” në Gjenevë
Me këtë rast shfaqet filmi "Zgjoi" i Blerta Bashollit me praninë e Fahrije Hotit, historia e vërtetë e së cilës ka frymëzuar filmin
Shoqata “Kopshti i të Zhdukurve”, në kuadër të 24=vjetorit të krijimit të saj, në bashkëpunim me “Rrethin shqiptaro-mejrinas” dhe “Kolektivin feminist” në komunën Meyrin të kantonit të Gjenevës si dhe me mbështetjen e shkëlqyer të Shërbimit kulturor të qytetit Meyrin, ju ftojnë në shfaqjen e filmit zvicerano-kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit.
Filmi shfaqet të shtunën, më 12 tetor, në orën 19:00, në Aula de l’École des Boudines 10, rue des Boudines në Meyrin.
Shfaqjes do t’i paraprijë një ceremoni në “Kopshtin e të zhdukurve” në orën 17:00, e më pas do të takohemi me Fahrije Hotin, historia e vërtetë e së cilës ka frymëzuar filmin “Zgjoi” dhe me Agron Limanin, që të dy viktima të zhdukjes me forcë në Kosovë.
Për të kuptuar më mirë situatën e zhdukjeve të dhunshme në Kosovë dhe për të takuar familjet e të zhdukurve si dhe shoqatat e viktimave të zhdukjes me forcë, komiteti i shoqatës “Kopshti i të Zhdukurve” kishte zhvilluar këtë vit, nga data 8 deri më 12 maj, një vizitë në Kosovë. Gjatë këtij udhëtimi mjaft tërheqës, delegacioni kishte vizituar vende të ndryshme përkujtiomore në Kosovë.
Në Krushë, delegacioni i “Kopshtit të të zhdukurve” ka vizituar kooperativën bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit e cila sot ka rreth njëqind punëtore. Prandaj, shoqata nga Gjeneva pret me kënaqësi zonjën Hoti, këtë të shtunë, më 12 tetor në Meyrin.
Me qëllim që zëri i viktimave të Kosovës, familjarët e të cilëve ende kërkojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë nga regjimi shfarosës i Serbisë, të gjithë ju, të paktën sot, me praninë e juaj mundë t’i jepni fuqi këtij zëri e të kërkojmë që liria e Kosovës të jetë e plotë. Paraprakisht ne ju falënderojmë në emër të shoqatës “Kopshti i të zhdukurve”, “Rrethit shqiptaro-mejrinas” dhe “Kolektivit feminist” të komunës së Meyrin-it, thuhet në njoftimin që Mirishahe Limani Hiler ka publikuar për rrethin e saj në rrjetet sociale.
Mirë se vini!
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet”, Winterthur, me koncert artistik për 28 Nëntorin Të dashur bashkatdhetarë Ansambli i këngëve dhe valleve „TROJET” ju fton në një mbrëmje të veçantë...
-
Filmat e animuar nga Kosova shfaqen në Stokholm
-
Ardon Jashari fiton trofeun e tij të parë në FC Brugge
-
Shqiptarët festojnë “Darkën e Lamës” në Gjermani
-
Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër
Jeta në Austri
-
Ujqërit kthehen në Austri nga Evropa Lindore Ujqërit janë kthyer gradualisht në Austri që nga rënia e Perdes së Hekurt në vitin 1989,...
-
Austria planifikon rritje të tarifave të rrugës për kamionët
-
Çmimet e birrës në Austri do të rriten sërish në dhjetor
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor