Kosova
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi përfaqësues të diplomacisë dhe sektorëve kryesorë të ekonomisë së Kosovës.
Në përmbyllje të sesioneve të ditës së dytë të Konferencës së IX të Ambasadorëve, Forumi Business to Ambassador (B2A) shërbeu si një platformë për bashkëbisedim, rrjetëzim dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shefave të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të sektorit privat, transmeton albinfo.ch.
Në forum u përfaqësuan disa prej sektorëve kryesorë të ekonomisë së vendit, përfshirë energjinë, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (ICT), industrinë e drurit dhe prodhimin, agro-përpunimin, industritë kreative dhe filmin, si dhe turizmin.
Gjatë diskutimeve u trajtuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e urave të reja ndërmjet bizneseve kosovare dhe tregjeve ndërkombëtare.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe tërheqjes së investimeve të huaja, promovimit të potencialit ekonomik të Kosovës dhe prezantimit të produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare.
Forumi B2A synon që përmes bashkëpunimit ndërmjet diplomacisë dhe sektorit privat të krijojë mundësi të reja për bizneset kosovare, duke shfrytëzuar rrjetin diplomatik të Kosovës për promovimin e ekonomisë, produkteve dhe potencialeve të vendit jashtë kufijve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital















