Kosova
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL
Në edicionin e dhjetë jubilar, programi dyjavor arsimor dhe kulturor ka mbledhur 42 të rinj nga diaspora, duke e çuar në 320 numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve që nga lansimi i tij në vitin 2022.
42 të rinj nga mërgata janë bërë pjesë e edicionit të dhjetë të programit OriginAL, një iniciativë dyjavore me karakter arsimor dhe kulturor, e cila synon forcimin e lidhjeve të të rinjve të diasporës me prejardhjen dhe kulturën shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me këtë edicion numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në program ka arritur në 320 të rinj, që nga lansimi i tij në vitin 2022 nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation.
Kurti ka theksuar se pjesëmarrësit vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe kanë prejardhje familjare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.
Sipas tij, pikërisht kjo larmi e prejardhjeve e bën programin të veçantë, pasi të rinjtë njihen me një histori dhe identitet që shtrihet përtej kufijve të sotëm shtetërorë.
“Ky program nuk i fton të gjejnë një rrënjë të vetme dhe as një version të vetëm të shqiptarisë, por që të njohin një histori më të gjerë se kufijtë shtetërorë dhe më të vjetër se hartat e sotme”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se lidhja me vendin e prejardhjes nuk trashëgohet automatikisht, por duhet zbuluar, përjetuar dhe ndërtuar ndër breza.
Kurti ka thënë se synimi është që kjo lidhje të ruhet edhe te gjeneratat e dyta, të treta dhe të katërta të diasporës.
Në këtë drejtim, ai ka përmendur edhe disa nga programet dhe politikat që, sipas tij, synojnë forcimin e marrëdhënieve me mërgatën, përfshirë “Diplomacia Qytetare”, “Shijo Kosovën”, “Made in Kosova” dhe “Dritarja për Investime”.
“Pra: nga remitencat te investimet; nga investimet te transferimi i dijes; nga vizitat verore te angazhimi gjatë gjithë vitit; nga diaspora jashtë vendit te kapaciteti kombëtar në botë”, ka deklaruar Kurti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” po vazhdon aktivitetet me fëmijët dhe të rinjtë, duke u ofruar mundësi... -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
















