Koronavirusi: çast pas çasti
Zbulime të reja në lidhje me Covid-19
Kanë kaluar 17 vjet që kur virusi Sars-Cov kërcënoi të përhapej në formën e pandemisë globale. Falë përpjekjeve të shpejta ta mbanin nën kontroll, popullsia e botës u kursye.
Por këtë radhë nuk patëm aq fat.
Fill pasi Sars-CoV2 shpërtheu, shkencëtarët ngrenë pikëpyetje se çfarë e bën këtë lloj virusi më infektiv se paraardhësi i tij.
Dhe, duket se kësaj pyetjeje dalëngadalë po i japim përgjigje, pasi janë bërë zbulime rreth mënyrës se si virusi hyn në qelizat tona.
Shkencëtarët e Universitetit Teknik të Mynihut në Gjermani dhe Universitetit të Helsinkit në Finlandë drejtuan një studim kërkimor që zbuloi se një receptor me emrin Neuropilin-1 i jep koronavirusit mundësinë të infektojë indet tona.
Kjo lloj proteine gjendet në masë të madhe në qelizat tona, dhe pozicionohet në zgavrat e hundës, që lehtëson virusin të ndërhyjë në organizëm.
Më herët këtë vit u zbulua se receptorët e quajtur “angiotensin converting” ndihmojnë gjithashtu koronavirusin të lidhet në sipërfaqe të qelizave, ndërsa enzima është gjithashtu një ndihmëse e virusit.
Këto dy molekula shpjegojnë pse dy pandemitë SARS vijnë nga rrugët e frymëmarrjes dhe kalojnë në mushkëri dhe aparat tretës.
Por, nuk shpjegojnë pse njëri nga viruset është më i shpejtë në përhapje se tjetri.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











