Sport
Xhaka: Nuk ndryshoj!
Granit Xhaka ka thënë se nuk do të ndryshojë stilin e lojës pavarësisht kritikave se luan ashpër dhe ndëshkohet me kartonë të kuq
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka thënë se nuk do të ndryshojë stilin e lojës pavarësisht kritikave se luan ashpër. Ai në një intervistë për ‘Goal.com’, ka theksuar se kudo që luan, do të luajë njësoj, përcjell albinfo.ch.
Xhaka ishte kritikuar për shkak të ndërhyrjeve të ashpra, kurse në disa raste u ndëshkua me karton të kuq. “Ky është stili im i lojës, dhe askush nuk mund të më detyrojë që të ndryshojë për këtë stil, edhe nëse do të ndëshkohesh përsëri me karton të kuq”, ka thënë Xhaka, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Manchester Unitedit shënoi nga rreth 30 metra.
Ai ka shtuar se nuk do të ndryshojë as tani që luan në Angli, derisa është i bindur se mund të japë më shumë nga vetja.
Xhaka dy herë është ndëshkuar me karton të kuq në Arsenal dhe mbetet njëri nga lojtarët më të ndëshkuar në top-pesë ligat evropiane në pesë vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












