E-Diaspora

Wolffsohn: „Migrimi është një dhuratë nga qielli“

Historiani, Michael Wolffsohn, pret lehtësimin e problemeve nga vala e të migruarve. Njëkohësisht ai llogarit edhe me tensionime shoqërore dhe religjioze. Edhe islami do të ndryshojë, mendon ai.

DW: Zotëri Wolffsohn, Ju në njërin nga artikujt e Juaj i keni quajtur të ardhurit e rinj si „ një dhuratë nga qielli“. Duket se keni një qëndrim bukur optimist sa i përket migrimit.

Michael Wolffsohn: Unë e kam menduar këtë në apektin kuantitativ, jo në atë kualitativ dhe, para së gjithash, jo në atë vlerësues. Dhe, poashtu, jo ngeativisht apo pozitivisht, por përshkrues. Përgjigjja është e thjeshtë: as në Gjermani e as në Evropën Perëndimore nuk po lindin  mjaft fëmijë dhe as nuk po vijnë mjaft migrantë. Pra ne kemi një deficit demografik. Për këtë arsye ne nuk do të jemi në gjendje ta ruajmë për një kohë të gjatë standartin tonë jetësor. Tash po vijnë këta njerëz të shumtë. Kjo mund t’ju përlqej disave e disave jo. Por, ata e zgjidhin problemin demografik të Republikës Federale. Të paktën e zbusin atë.

DW:Shtetet e tjera përpiqen që këtë problem ta zgjidhin përmes një politike aktive të migrimit?

Michael Wolffsohn:Në aspektin afatgjatë natyrisht se keni të drejtë. Problemit është dashur t’i qasemi që moti. Por, deri në vitin 2004 tema „demografia“ nuk është trajtuar seriozisht as në politikë, as në medie e as në opinionin e gjerë.

DW: Kancelarja federale, Angela Merkel, deklaroi para pak kohës se e drejta themelore e azilit nuk njeh kufi të sipërm. Me këtë ajo u akuzua se po e nxit edhe më lëvizjen e të ikurve . A shihni edhe Ju këtu një varshmëri?

Michael Wolffsohn:Fjalinë e kancelares federale e vlerësoj si një gjest pozitiv politik të njëtë si edhe rënien në gjunjë të  Willy Brand-it  në dhjetor 1970 në Mahnmal në përkujtim të kryengritësve të  Getos së Varshavës . Angela Merkel e ka formuluar  në mënyrë të vetëkuptueshme atë që zatën është njerëzore, atë që një shoqëri të civilizuar e bën të jetë edhe njerëzore. Natyrisht se sa i përket jetësimit dhe tempos mund të bëhet kjo apo ajo vërejtje, por Ju lutem mos i harroni edhe proporcionet. Këtu Angela Merkel, si përfaqësuesja më e lartë e Republikües Federale të Gjermanisë, ka vendosur masën normative të Republikës Federale Gjermane. Unë jam krenar për shefen qeveritare, që ka vendosur një masë të tillë.

DW: Ju bëni me dije në një vend tjetër edhe për atë se të ardhurit në Gjermani në pjesën e tyre me të madhe janë myslimanë. Për këtë arsye Ju llogarisni edhe me një revolucion shoqëror, kulturor . A ju brengos kjo?

Michael Wolffsohn: Natyrisht se kjo sjell edhe brenga. Asgjë s’mund të merret si e servuar nga meny-karta. Çdo gjë ka edhe anën tjetër të saj. Mbi anën pozitive – atë të zgjidhjes ose të paktën të zbutjes së problemit demografik –  folëm tashmë. Por njëkohësisht  duhet të llogarisim edhe me tensionime enorme shoqërore – ardhja e njerëzve të rinj nuk është asnjëherë joproblematike. Kujtoni lëvizjen e migrimit të vitit 1945 nga Evropa Lindore apo edhe atë të vitit 1989 nga Gjermania Lindore. Edhe kjo nuk ishte gjithmonë e lehtë. Otto Schily e pati treguar bananen më 1989 (bananet në Gjermaninë Lindore ishnin një mall që mungonte dhe me këtë O. Schilly donte ta arsyetonte humbjen e partisë së  tij (SP) duke simbolizuar  votën e dhënë të gjermanolindorëve me joshjen që ua bënte koalicioni CDU-CSU me përmirësim standartit – përkthyesi). Por kështu është kudo – të ardhurit  askund nuk mirëpriten nga vendasit.

 DW: Ta diskutojmë edhe njëherë faktorin religjioz: si e vlerësoni faktin se shumica e të ardhurve në Gjermani janë myslimanë?

Michael Wolffsohn: Nga njëra anë, brenda bashkësisë islame do të trasohet rruga për një islam të reformuar, sepse këta njerëz po ikin nga realiteti ekzistues, të themi nga: islami i vrsajeve masive. Ata nuk vijnë në Evropë për të etabluar fundamentalizmin islam.

Njerëzit  ikin njëkohësisht edhe nga regjimi i Bashar al – Assad-it. Me fjalë të tjera, ata ikin edhe nga një regjim sekular?

Njerëzit ikin nga të dy palët. At aikin edhe nga rreziku i vrasjes së Bashar al – Assad, i cili është një vrasës sekular. Dhe njëkohësisht ata i ikin edhe vrasësve religjiozë fundamentalistë islamikë. Vështirë se dallojnë njëri prej tjetrit. Për këtë arsye do të ketë tensionime edhe brneda bashkësisë myslimane. Njëra palë do të përpiqet për reformimin e islamit, pala tjetër për një demokraci sekulare. Por edhe kjo do t’i forcojë forcat refomiste islamike.

Në anën tjetër do të vijë edhe deri tek dëshpërimet dhe frustrimet. Nga kjo do të kemi një shtresë edhe më të theksuar të fundamentalizmit në bashkësinë myslimane në Gjermani dhe në Evropën Perëndimore. E tëra kjo nuk do të ndodhë në Lindjen e Afërt, por këtu tek ne. Por, në përgjithësi, do të jetë një shanc për myslimanët për të reformuar islamin në Evropë. Dhe edhe për jomyslimanët ky do të jetë një zhvillim i bekuar.

DW: Cila është atëherë një politikë e mençur e integrimit të migrantëve?

Michael Wolffsohn: Në njërën anë, vizioni afatgjatë i njohjes dhe i përgatitjes së popullsisë vendase se në Gjermani do të ndryshojë shoqëria tradicionale, do të ndryshojnë të përbashktat e komunikimit dhe atë  jo vetëm në Gjermani, por në tërë botën, e me këtë edhe në Evropën Perëndimore. Për këtë duhet përgatitur popullsinë. Këtu s’duhet të bëhet asnjë minimizim.

Në anën tjetër, duhet të bëhet edhe paraqitja e mundësive të mëdha. Nuk ka asgjë kot së koti, nuk është asgjë vetëm negative apo pozitive. Në afat të shkurtë është me rëndësi të përmirësohen masat organizative. Në këtë aspekt jam mjaft optimist.

 

Prof Michael Wolffsohn ligjëron “Historinë e Re” në Univesitetin e Mbrojtjes në Munih. Së fundi ka botuar „ Për paqen botërore. Një projekt politik“.

Përkthimi. Nexhmedin Gerguri