Lajme
Vulin kërcënon shqiptarët me luftë, i kundërpërgjigjet Haradinaj
“Shqiptarët duhet të vendosin se a do kyçen në luftërat e Haradinajt dhe se sa koka të fëmijëve shqiptarë kanë për të hedhur”, kërcënon ministri serb Vulin. Ndërsa Ramush Haradinaj thotë se Serbia e ka marrë përgjigjën më 1999 dhe do të mbetet humbësja më e madhe
Ministri serb i Punës dhe njëri nga politikanët e Beogradit që përdor fjalor shovinist ndaj shqiptarëve, Aleksandar Vulin sërish ka hedhur “vrer” ndaj fëmijëve shqiptarë. Ai duke marrë në sy liderin e AAK-së dhe ish kryeministrin dhe komandantin Ramush Haradinaj, thotë se Kosova do të përballet me pasoja të rënda nëse e mbështet politikën e Haradinajt të cilin e quan “kriminel”.
Ai thotë se “shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk janë më kohëra e njëjta dhe se luftërat të cilat Haradinaj kërkon t’i shkaktojë, më nuk do të bënë e gjithë bota, por duhet që ata vet të luftojnë”, citon Metro.
Sipas tij, “shqiptarët duhet të vendosin se a do kyçen në luftërat e Haradinajt dhe se sa koka të fëmijëve shqiptarë kanë për të hedhur”, kërcënon Vulin me retorikën e konsumuar çetnike të viteve të 90’ta. Madje, ai bën edhe një paralajmërim tjetër.
“Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se luftërat e veta duhet t’i bëjnë vet. Bota më nuk do të bombardojë Serbinë për shkak të kriminelëve të luftës dhe terroristëve. Ai njeri është kriminel lufte i padënuar, ndërsa Serbia pret që Bashkimi Evropian dhe SHBA të distancohen prej tij, përndryshe duhet të jetojnë me pasojat”, ka thënë Vulin.
Politikani serb thotë se Serbia shumë seriozisht i kupton “kërcënimet që vijnë nga Haradinaj”, sepse fjala është për njeriun i cili ka qenë kryeministër i, siç ka thënë, “asaj që po e quajnë Kosovë”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që e drejton Ramush Haradinaj, ish komandanti më i dalluar i UÇK-së.
Serbia e përfaqësuar me njerëz si Vulini, sipas AAK-së, replikën e fundit e ka marrë në vitin 1999 nga Ramush Haradinaj dhe Kosova, dhe do mbetet e tillë derisa Kosova është e fortë të qëndrojë në këmbët e saj.
“Sa për edukimin tuaj, duam t’ua rikujtojmë se gjenocidi serb në Kosovë ka këtë bilanc: rreth 20 mijë të vrarë e masakruar, 5 mijë të zhdukur, 20 mijë femra të dhunuara, 800 mijë civilë të dëbuar. 250 mijë objekte te rrenuara, Asnjë përgjegjësi, asnjë kërkimfalje”, shkruan AAK në reagimin e saj.
“Përderisa vazhdoni të ushqeni retorikën gjenocidale të Millosheviqit, duke fyer rëndë viktimat e pafajshme civile të luftës së fundit të Kosovës, ju do të vazhdoni të jeni humbësit më të mëdhenj – ashtu siç humbët në vitin 1999 përballë UÇK-së e NATO-s. Serbia nuk është gati për paqe, sepse ju nuk jeni gati për të vërtetën” kosnideron AAK.
Rruga e Kosovës, sipas kësaj partie, është e pakthyeshme.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











