Lajme
Vlera e aseteve pensionale, 1.33 miliardë euro
Vlera e aseteve të sektorit pensional në qershor 2016 arriti në 1.33 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 12.4 për qind, njofton Banka Qendrore e Kosovës
Siç bën të ditur Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, vlera e aseteve të sektorit pensional në qershor 2016 arriti në 1.33 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 12.4 për qind .
“Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) përfaqëson pjesën më të madhe të aseteve të sektorit (99.5 përqind), ndërsa pjesa e mbetur menaxhohet nga Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve (FSKP)”, thuhet në raportin e BQK-së, të Raporti të Stabilitetit Financiar.
Asetet e FKPK-së arritën në 1.32 miliardë euro, duke shënuar normë vjetore të rritjes prej 12.4 për qind, krahasuar me rritjen vjetore prej 18.2 për qind të regjistruar në vitin 2015.
“Arkëtimet e reja shënuan rritje vjetore prej 11.4 për qind, krahasuar me rritjen 6.6 për qind në vitin paraprak. Vlera e tyre arriti në 74.1 milionë euro nga rreth 14.8 mijë kontribuues të rinj”, thuhet në raportin e BQK-së, të Raporti të Stabilitetit Financiar.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










