Lajme
Veteranët e gjuajnë me shishe Hashim Thaçin
Thaçi deri sa po hynte në objektin e Qeverisë nga godina e Kuvendit të Kosovës u atakua nga veteranët e luftës dhe u quajt hajn. Ai i gjuajt edhe me shishe
Dikur njihej si ikona e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) si njeriu që drejtoi politikisht një proces të rëndësishëm të luftë dhe paqe. Mirëpo sot ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i partisë më të madhe politike në Kosovë (PDK), Hashim Thaçi u gjuajt me shishe dhe u quajt hajn nga ish bashkëluftëtarët e tij.
Thaçi deri sa po hynte në objektin e Qeverisë nga godina e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet dhe po pritet të votohet Gjykata Special që targeton ish-guerilët e UÇK-së nën dyshimin për krime lufte, ai u atakua nga veteranët e luftës dhe u quajt hajn. Madje ai i gjuajt edhe me shishe.
Ish guerilët nuk e kanë kursyer as komandantin e UÇK-së dhe TMK-së, Agim Çekun, derisa ky ishte duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë. Çeku është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, një proces i stërzgjatur që nuk po arrinë të marrë epilog.
Ndryshe, dhjetëra veteranë të luftës po protestojnë në sheshin “Skënderbeu” duke kërkuar publikimin e të gjitha listave me emrat e veteranëve të luftës së UÇK-së. Ata kanë thënë se do të protestojnë deri në mbrëmje derisa të publikohen të gjitha listat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.
Ndryshe, aktualisht në Kuvend për herë të dytë deputetët po debatojnë për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së gjatë vitit 1998-1999 si dhe për periudhën e pasluftës deri më 2000. Kjo Gjykatë Speciale do të hidhet në votim, ndërsa opozita ka deklaruar kundër.
Kundër kësaj Gjykate janë deklaruar edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës, ndërsa për kalimin e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë Gjykatës duhen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, 81 nga 120 sa ka Parlamenti i Kosovës.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












