Shkurt.ch
Vdes piloti gjatë spektaklit me fluturime akrobatike
Në një aviospektakël në Dittingen të kantonit Baselland janë ndeshur sot njëri me tjetrin në ajër dy aeroplanë dhe janë rrëzuar. Me këtë rast ka humbur jetën njëri pilot ndërsa tjetri ka arritur të lëshohet në tokë me parashutë.
Një zëdhënës i policisë ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur pak pas orës 11 gjatë kohës sa po mbahej para shikuesve të shumtë spektakli i fluturimeve akrobatike të aeroplanëve. Zëdhënësi ka shtuar se lajmi i është bërë i ditur me altoparlant edhe publikut të pranishëm. Me atë rast është mbajtur një minut heshtje.
Pas aksidentit është ndërprerë spektakli.
Aktiviteti ishte organizuar për të bërëprezantimin e grupit të fluturakeve “Grasshoppers” nga Gjermania. Aeroplanët fluturonin në formacion treshesh, me distancë vertikale nga njëri tjetri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













