Lajme
Pas aksidentit, një e re bie nga ura dhe plagoset rëndë: Dyshohet për krim
Pas një autoaksidenti në urën Lützelmurg në autostradën A1 në Matzingen, një e re me shtetësi serbe (24 vjeçe) ka rënë nga ura e lartë rreth 30 metra
Një grua e re është gjetur e plagosur rëndë pas një aksidenti nën urën Lützelmurg në autostradën A1. Drejtuesi i makinës kishte humbur më parë kontrollin dhe është përplasur me parmakët, transmeton albinfo.ch. Tashmë policia ka arrestuar dy persona.
Siç raporton policia e kantonit Thurgau, pak pas orës 3 të mëngjesit një makinë BMW e kaltër po lëvizte në autostradën A1 drejt Cyrihut. Në veturë ishin një shtetase e Serbisë (24 vjeçe) dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut të moshës 38 dhe 41 vjeç. Në urën Lützelmurg në Matzingen TG, makina u përplas papritur në barrierën qendrore, shkruan Thurgauer Zeitung. Automjeti më pas u rrotullua nëpër të dy korsitë, u përplas me murin e djathtë të urës dhe ndaloi në pankinë. Mbetet i paqartë shkaku i aksidentit.
Sipas policisë, nga aksidenti nuk është lënduar asnjë person. Por, pas aksidentit ka ndodhur rënia misterioze. Pasagjerja ka rënë nga Ura Lützelmurg – 30 metra në thellësi, përcjell albinfo.ch. Rrethanat e rrëzimit të saj janë të paqarta.
Policia Kantonale e Thurgaut thotë për mediat: “Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet, nuk mund të përjashtojmë as një tentativë vetëvrasjeje apo një krim”. Të premten, “Thurgauer Zeitung” raportoi se policia ka arrestuar përkohësisht dy persona.
Policia nuk mund të konfirmojë nëse ka pasur ndonjë zënkë në mes të të pranishmëve, para rënies. Policia aktualisht nuk mund të thotë se çfarë marrëdhënieje kishin ata me njëri-tjetrin. “E gjithë kjo është ende objekt i hetimeve në vazhdim”.
Policia kantonale dhe zyra e prokurorit publik tani janë duke kryer hetime përkatëse, transmeton albinfo.ch. Po kërkohen dëshmitarë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur me aksidentin. Kushdo që mund të japë informacion për atë që ka ndodhur, duhet të kontaktojë policinë kantonale të Thurgaut në 058 345 22 22.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












