Lajme
Humb kontrollin mbi makinën dhe rrokulliset në fushë, lëndohet kosovarja
Drejtuesja e makinës ka pësuar lëndime të mesme. Dëmet e shkaktuara kapin vlerën e rreth dhjetë mijë frangave
Të hënën, një shofere, gjatë drejtimit të automjetit të saj ka dalë nga korsia në autostradën A1 pranë Wängi TG. Automjeti është rrokullisur disa herë dhe ka ndaluar në një fushë, transmeton albinfo.ch. Shoferja, një ksoovare 36 vjeçe, u desh të dërgohej në spital.
Ajo ishte nisur për në Cyrih në orën 12.30, sipas policisë kantonale të Thurgaut. Në Wängi ajo u largua nga rruga për arsye ende të paqarta, kaloi me makinë mbi pankinën e rrugës dhe u përplas me parmakun mbrojtës, shkruan schweizerbauer.ch. Automjeti është rrokullisur disa herë, deri sa ka pushuar anash në një fushë.
Gruaja ka pësuar lëndime mesatare nga aksidenti dhe është dashur të dërgohet në spital nga shërbimet e urgjencës, përcjell albinfo.ch. Dëmi i shkaktuar automjetit të saj, pankinave dhe parmakut mbrojtës kap vlerën e rreth dhjetë mijë frangave. Prokuroria publike në Frauenfeld ka urdhëruar një mostër gjaku dhe mostër të urinës nga shoferja.
(Foto: Kapo Thurgau)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme

Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
- Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
- Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
- Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













