CH-Ballkani

Valle, këngë e gatime tradicionale të Shqipërisë në Panairin e Shtutgartit

Stendat shqiptare janë pushtuar nga ritmet e valleve popullore e kërcimet, por edhe gatimet tradicionale, që e bëjnë të veçantë Shqipërinë

 

 

Shqipëria me sukses po paraqitet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që po mbahet në Shtutgart të Gjermanisë. Kjo është hera e parë që shteti shqiptar merr pjesë në këtë organizim, që ka filluar më 14 janar, derisa do të zgjatë deri më 22 të këtij muaji, raporton albinfo.ch.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë të Shqipërisë, Milva Ekonomi iu ka bërë thirrje që të shkojnë dhe të vizitojnë Shqipërinë, pasi do të mahniten me bukuritë, derisa është edhe një vend i mirë për të investuar.

Mediat shqiptare kanë bërë të ditur se stendat shqiptare janë pushtuar nga ritmet e valleve popullore e kërcimet, por edhe gatimet tradicionale, që e bëjnë të veçantë Shqipërinë.

Grupet folklorike kanë performuar para të pranishmëve, duke i magjepsur vizitorët e ndryshëm, derisa interesimi për ofertat turistike të Shqipërisë ka qenë i madh.

Nuk kanë munguar edhe gatimet tradicionale të Shqipërisë, duke tërhequr shumë vizitorë.