Lajme
“Vala”, 50 mijë numra falas për bashkëatdhetarët
Këta 50 mijë numra falas do të përmbajnë 500 megabajt internet të shpejtë 3G e 4G, 30 minuta në rrjetin Vala dhe në numrat fiks dhe 100 SMS
Operatori publik Vala ka rezervuar sivjet 50 mijë numra për bashkatdhetarët kosovarë që vijnë në vendlindje. Këta numra do t’u shpërndahen falas mërgimtarëve dhe do të kenë vlefshmëri një vit, deri në pushimin e vitit të ardhëm 2016, kur i njëjti qytetar rikthehet sërish në Kosovë.
Me këtë veprim, operatori Vala i bashkëngjitet fushatës së Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës, “Ti je pjesë e Atdheut”, qëllimi i së cilës është krijimi i lehtësirave për bashkatdhetarët.
“Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, tani e tutje, nuk do t’iu duhet t’i hedhin në shportë numrat e telefonit, SIM Kartelat, për mungesë afati vlefshmërie, pasi operatori publik Vala, do t’ia mundësojë atyre që të përdorin të njëjtët numra edhe kur të rikthehen në Kosovë pas një viti”, u tha në një konferencë për media.
Këta 50 mijë numra falas do të përmbajnë 500 megabajt internet të shpejtë 3G e 4G, 30 minuta në rrjetin Vala dhe në numrat fiks dhe 100 SMS. “Pakoja quhet Diaspora”.
Të gjitha këto përfitime për bashkatdhetarët u bën realitet përmes një Marrëveshje Mirëkuptimi të nënshkruar mes Ministrisë së Diasporës, Vala-s dhe Postës së Kosovës.
“Vala dhe Posta e Kosovës do të vënë në dispozicion të mërgimtarëve gjithë rrjetin e objekteve të tyre, ku mërgimtarët do të mund të gjejnë formularët për regjistrim. Bashkë me formularët, do të shpërndahen edhe SIM-kartela falas, ndërsa PTK do të kontribuojë edhe në fushatën “Ti je pjesë e atdheut”’, për informimin e mërgimtarëve për regjistrimin e tyre”, tha ministri i Diasporës, Valon Murati.
Ndërkaq, drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, pasi potencoi se kompania që ai drejton ka vënë në dispozicion 50 mijë numra për bashkëatdhetarët, sqaroi se këta numra do të jenë të veçantë në krahasim me të tjerët.
“Problemi i secilit bashkëatdhetar për vite të tëra ka qenë fakti se i është dashur të ndërrojnë numrin sa herë kanë ardhur në Kosovë. Kjo për shkak se numrat apo SIM-kartelat kanë një afat të kufizuar vlefshmërie dhe deaktivizohen nëse nuk rimbushen. Kartelat që do të dhurojmë dhe që parashihet të jenë vetëm për bashkatdhetarët do të kenë afat vlefshmërie 1 vit, që do të thotë se numri i njëjtë i telefonit mund të përdoret edhe vitin tjetër”, deklaroi Mustafa.
Ndërsa Shefqet Avdija, zëvendëskryeshef i Postës së Kosovës tha se bashkatdhetarët do të kenë në dispozicion tërë infrastrukturën e nevojshme dhe shërbime të tjera, që do t’ua lehtësojnë atyre qëndrimin në Kosovë. Operatori publik Vala pritet të ofrojë produkte të tjera për bashkatdhetarët gjatë këtij sezoni veror.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












