Lajme
Ura e gurit në Shkup, rrezikon të shembet
Kohën e fundit, ura ka pësuar plasaritje të dukshme të pllakave nga të dyja anët, duke paraqitur rrezik për t’u shembur
Simboli i qytetit të Shkupit, Ura e gurit e cila ndanë qytetit në atë shqiptarë dhe maqedonas, ka rrezik të shembet nga pakujdesia dhe mungesa e mirëmbajtjes. Kohën e fundit, ura ka pësuar plasaritje të dukshme të pllakave nga të dyja anët, duke paraqitur rrezik për t’u shembur.
Mbi këtë urë, e cila lidh dy pjesët më të frekuentuara të qytetit, kalojnë në ditë me mijëra qytetarë, ndërsa dëmtimi i saj paraqet rrezik për kalimtarët. Këtë rrezik e kanë vërejtur edhe qytetarët që frekuentojnë nga lagja e vjetër në pjesë më të urbanizuar në kryeqytetit maqedonas. Mediet lokale kanë bërë intervistë me qytetarë, të cilët akuzojnë institucionet për moskujdesje.
“Kjo është pakujdesi nga ana e Qeverisë. Bëhen disa punë që nuk janë urgjente në vend se të bëhet diçka që është më urgjente dhe më prioritare. Kjo është imazhi i qytetit dhe duhet të mirëmbahet dhe qytetarët të kalojnë në të ashtu si duhet dhe jo të paraqet rrezik për fëmijët apo dikë tjetër”, deklaroi për TV Shenja, një qytetare.
“Deri diku paraqet rrezik. Dhe përderisa kishte akull ishte shumë e rrezikshme që të kalohet”, tha një qytetar.
Qytetarët shprehin shqetësimin përse nëse nuk rregullohet gjendja aktuale e urës, kalimi në të mund të bëhet edhe më i rrezikshëm në të ardhmen.
“Është dëmtu gjithçka në Maqedoni dhe nuk është çështja vetëm ura. Nuk i intereson askujt prej kësaj pjese të urës. Këndej është bërë si të ketë rënë ndonjë bombë”, deklaroi një qytetar tjetër.
“Edhe po të mos jetë rrezik për momentin do të bëhet me kalimin e kohës. E kam pa se ka plasaritje ura. Është papërgjegjësi e autoriteteve, ata që janë përgjegjës duhet të kujdesen për sigurinë e urës, kjo mund të pëson plasaritje më të madhe dhe të bie”, tha një qytetar.
Të pyetur nga TV Shenja nga Qyteti i Shkupit kanë hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se Ura e Gurit nuk është nën kompetenca të këtij institucioni.
“Edhe pse bëhet fjalë për simbol të qytetit të Shkupit, i cili është edhe në stemën e Qytetit, sërish për mirëmbajtjen e tij, si përmendore e kategorisë së parë kompetent janë Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Përmendoreve”, u përgjigjën nga Qyteti i Shkupit.
Ndërkohë, të pyetur nëse janë të informuar për dëmtimin e Urës së Gurit e cila u restaurua para disa viteve, pse kanë lejuar që kjo të ndodhë dhe nëse do të ndërmarrin masa rreth kësaj, nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Përmendoreve, deri tani nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













