Lajme
Treni u rikthye për Beograd
Treni sot është rikthyer për në Beograd, pasi autoritet kosovare nuk e lejuan të hyj në territorin e Kosovës, duke e konsideruar si tren ilegal
Në tren, donacion i Rusisë, i nisur dje në mëngjes nga Beogradi në drejtim të Mitrovicë nuk ka arritur të futet në Kosovë, duke qëndruar mbrëmë në Rashkë të Serbisë. Treni sot është rikthyer për në Beograd, pasi autoritet kosovare nuk e lejuan të hyj në territorin e Kosovës, duke e konsideruar si tren ilegal, që është nisur për të provokuar situatën edhe ashtu të brishtë në veriun e Kosovës.
Sipas medieve serbe, treni po kthehet për në Beograd, ndërsa të gjithë pasagjerët që ishin në tren, do rikthehen në kryeqytetin serb, disa të tjerë nga Rashka me autobusë kanë shkuar për Mitrovicë. Sipas serbëve, treni po nisej për Mitrovicë pas 18 vjetësh që kur ishte ndaluar.
Ky tren, që ishte donacion i Federatës Ruse, kishte mbishkrime serbe “Kosova është Serbi…etj, konsiderohet si provokim nga vet shtetit serb, pasi që nuk ishte lajmëruar Prishtina zyrtare për nisjen e këtij mjeti. Prandaj, duke u konsideruar ilegal, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, angazhuan Njësitë Speciale (ROSU) të Policisë së Kosovës për ta ndaluar trenin në kufij.
“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit lidhur me paralajmërimet e qarkullimit të trenit nga Serbia për në Republikën e Kosovës (RKS), ka ndërmarr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit operacional, për të garantuar rendin kushtetues, sigurinë e përgjithshme, në rastin konkret për parandalimin e qarkullimit të trenit ilegal për në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.
Dërgimi i Policisë në veri, ka irrituar autoritetet serbe në Beograd, të cilët ndalimin e trenit e konsiderojnë pengimi të lëvizjes së lirë. Ndërsa disa media serbe, duke u mbështetur në burimet e tyre në Beograd, thanë se Policia e Kosovës ka vendosur mina në binaret ka duhet të kaloj treni.
”Policia e Kosovës demanton fuqishëm të gjitha deklarimet e zyrtarëve politik serb dhe mediumet serbe, të cilat kanë deklaruar dhe publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjet shpërthyes me qëllim të parandalimit të futjes së trenit në Kosovë…Policia nuk ka hasur në asnjë mjet shpërthyes në dhe përgjatë hekurudhës në territorin e RKS-së”, thuhet në reagimin Policisë.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











