Lajme
Thaçi, në Brookings Institute, kërkon që SHBA të ruajë fokusin në Kosovë dhe rajon
Presidenti Hashim Thaçi ka pasur një takim me ekspertët e Brookings Institute, një nga ‘think-tanket’ më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka folur për perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Thaçi u shpreh se roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm në përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se Kosova është e lirë dhe e pavarur, por storia e suksesit të Kosovës do të mbyllet kur vendi të integrohet në NATO dhe në BE.
Po ashtu, ai tërhoqi vërejtjen se BE-ja është duke u vonuar me Kosovën dhe me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo po e lëndon besimin në institucionet e BE-së dhe po e zvogëlon fuqinë e BE-së për të ndikuar në rajon.
“Marrëveshja përfundimtare për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë është çelës për paqen, stabilitetin, për zhvillimin ekonomik dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe tërë rajonit”, u shpreh kreu i shtetit kosovar.
Brookings Institute është ndër ‘think-tanket’ më me ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa bisedimet me ekspertë të këtij instituti ndikojnë në rekomandimet për vendimmarrje dhe politika në Uashington, shkruan Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











