Fun
Tetë zakone të ‘çuditshme’ gjermane
Sa më gjatë që jetoni në Gjermani, aq më shumë do të mësoni veçori të kulturës gjermane.
Shpesh, ata që shpërngulen në Gjermani nga vendet anglo-saksone, mund të ndihen si në shtëpi. Për shembull, mund të porosisni birrë pa mësuar ndonjë fjalë të re.
Por sa më shumë që jetoni në Gjermani, e kuptoni se është vend ndryshe. Emigrantët që marin rrugën për të njohur kulturën gjermane do të befasohen çdo ditë e më shumë me zakonet e çuditshme, por edhe të mrekullueshme të shtëpisë së tyre të re.
Dhe këtu janë tetë prej tyre:
Çdo dyqan është i mbyllur të dielave dhe gjatë pushimeve të tjera – Gjermanët i pëlqejnë emocionet e blerjes së pajisjeve të reja. Megjithatë, ata nuk janë konsumatorë gjatë ditës së diel apo festave. Megjithëse jodomosdoshmërisht shkojnë në kishë, të dielën e shohin si ditë relaksimi dhe për ta kaluar me familjen.
Gjësendet e humbura vendosen në pemë, në mënyrë që pronari t’i gjejë më lehtë – Nëse iu ka rënë diçka gjatë kohës sa keni marrë rrugën drejt stacionit të trenit, ju mund ta gjeni nëse ktheheni pas 30 minutash, apo mbase edhe pas një jave. Shumica e shtigjeve janë të ‘zbukuruara’ në këtë mënyrë dhe kryesisht, askush nuk merr diçka që nuk është e tij. Andaj, nëse gjeni diçka, bëni mirë ta vendosni në pemën më të afërt.
Në një dhomë pritjeje, mirëprisni të huajt dhe përshëndetni kur të largohen – Dhomat e pritjes nëpër ordinanca në Gjermani janë të ngjashme si kudo: njerëzit ulen dhe lexojnë revista, libra, luajnë në telefonët e tyre, por kryesisht nuk flasin me njëri-tjetrin. Megjithatë, kur një person i ri hyn dhe e var pallton, të pranishmit e përshëndesin, po ashtu edhe kur largohet.
Mos e prishni rendin, dijeni vendin tuaj – Kur jeni në ndonjë furrë apo dyqan të ngjashëm, nuk ka makina që iu kërkojnë të merrni një numër apo radhë në të cilat prisni me durim. Në këto raste, vetëm duhet të qëndroni në vendin tuaj dhe ta dini se kush është para jush e kush mbrapa. Në rast se dikush tenton ta marrë radhën tuaj, mund t’ia bëni me dorë dhe t’i thoni “hallo” për t’ia bërë me dije që ju ishin para tij.
Bëj pyetjen e duhur për të marrë përgjigjen e duhur – Gjermanët e duan saktësinë, andaj, nëse doni të merrni përgjigje të sakta, duhet ta bëni pyetjen e duhur. Ta zëmë, nëse pyesni “A është kjo rruga për në stacionin e trenit”, do të merrni mbase përgjigjen “Jo”. Dhe kjo nuk do t’iu ndihmojë. Por nëse pyesni se “Si mund të shkoj në stacionin e trenit”, atëherë do t’ iu japin udhëzime të detajuara.
Mirëmbajtja e tualeteve pas përdorimit – Mirëmbajtja e tualeteve sigurisht se është domosdoshmëri, por në Gjermani u kushtohet edhe më shumë rëndësi. Për këtë nëpër banjot publike shkrimet që udhëzojnë për mirëmbajtjen e tualeteve janë kryesisht në anglisht, për të qenë më të qasshme për të gjithë.
Ngjitje malore… për të ngrënë – Zakonisht, në Gjermani nuk bëjnë ngjitje malore për të parë një pamje, për stërvitje apo për të arritur ndonjë maje. Ata ngjiten në mal, thjesht për argëtim, për t’u ulur e për të ngrënë. Nëse jeni në mes të një mali dhe mund të ndiheni të humbur, nuk është e pazakontë të rastisni në ndonjë kasolle të rehatshme, që do t’iu ofrojë birrë dhe ushqim.
Birra është më e lirë se uji – Në fakt, a nuk duhej të ishte kështu në përgjithësi. Dhe, të mos harrojmë, Gjermania njihet si vend ku birra konsumohet shumë.
Burimi: Expatica.com
Përktheu dhe përshtati (me shkurtime): Albinfo.ch
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













