Shqipëria
Tërmeti në Shqipëri dëmtoi 202 mijë persona
17 mijë qytetarë u zhvendosën nga vendbanimet e tyre.
Nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, që shkaktoi 51 viktima, janë prekur 202.291 persona, me një dëm që sipas qeverisë shqiptare shkon deri në 985 milionë euro.
Madje, si pasojë e situatës së krijuar, 17 mijë qytetarë u zhvendosën nga vendbanimi i tyre.
Në raportin përfundimtar, i cili do të paraqitet më 17 shkurt në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, në sektorin e ndërtimit është shkaktuar një dëm prej 700 milionë eurosh, në sektorin e prodhimit 150 milionë euro dhe 72 milionë euro në arsim.
11 bashki shpallën gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ku më të dëmtuarat ishin Tirana dhe Durrësi, me një total prej 62% dhe me vlerë 613 milionë euro.
Kjo fatkeqësi dëmtoi 95 mijë banesa dhe 321 institucione arsimore.
Për rimëkëmbjen në të gjithë sektorët qeveria shqiptare do të kërkojë mbështetje me 1 miliard e 73 milionë euro.
Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi edhe ekonominë e vendit, e cila ra me 0.5 % më 2019.
Qeveria gjithashtu është e detyruar të rishikojë pritshmërinë për 2020, duke ulur ritmin e rritjes ekonomike nga 3.5% në 3.2.
Ekspertët shprehen se rritja ekonomike do të rinisë me procesin e rindërtimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











