Lajme
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident
18-vjeçarja V. G, e cila humbi jetën ditë më parë në një aksident tragjik në Urën e Dajlanit, në Durrës, jetonte prej disa vitesh në Gjermani së bashku me familjen e saj, shkruan albinfo.ch.
Referuar burimeve pranë familjes, V.G ishte kthyer së fundmi në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj, të cilët jetojnë në fshatin Dyshnik të Beratit. Pas largimit të prindërve drejt Gjermanisë disa vite më parë, viktima dhe vëllai i saj, kishin qëndruar për një periudhë kohe pranë gjyshërve, ku edhe ndoqën arsimin 9-vjeçar, deri në momentin kur prindërit siguruan dokumentacionin e nevojshëm për t’i marrë me vete jashtë vendit.
Burime familjare bëjnë me dije se e reja nuk ishte kthyer prej vitesh në Shqipëri dhe malli për gjyshërite kishte shtyrë të rikthehej në vendlindje, një vizitë që fatkeqësisht u ndërpre në mënyrë tragjike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










