Sport
Tare beson në fitoren e Shqipërisë ndaj Italisë
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është shprehur me buzëqeshje se këtë takim do ta fitojnë kuqezinjtë
Shqipëria do të ketë dy ndeshje shumë të vështira, ku do të jetë mysafire e Spanjës, derisa më pas e pret Italinë, shkruan albinfo.ch.
Dy takimet pritet të jenë me shumë spektakël, derisa Shqipëria nuk ka gjasa që të kualifikohet tutje.
Sfida me Italinë do të jetë përmbyllëse në këto kualifikime dhe pritet të jetë spektakolare, duke marrë parasysh që në Shqipëri ka shumë tifozë me Italinë dhe kjo do të jetë hera e parë që Azzurrët vijnë në Shqipëri.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është shprehur me buzëqeshje se këtë takim do ta fitojnë kuqezinjtë. “Shqipëri-Itali? Sigurisht që fiton Shqipëria. Nuk kam asnjë dyshim”, ka deklaruar Tare për mediat italiane.
E-Diaspora
-
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit... -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










