Tematike
Steiner: Në Kosovë, shenja të ndryshimeve pozitive
"Kosovarët e Zvicrës duhet të japin të parët shembullin për investime në Kosovë", thotë Max Steiner, menaxher i SEC
Në përmbyllje të Konferencës për Investime në Kosovë, që u mbajt të mërkurën në Cyrih, menaxheri i SEC, (Dhoma e bizneseve Zvicër- Evropë Qendrore), Max Steiner shprehet shumë i kënaqur me rrjedhjen e aktivitetit.
“Ne kemi marrë një mandat nga SECO (Ministria e Ekonomisë, e Zvicrës), për promovimin e tregtisë Zvicër-Kosovë. Në këtë kuadër, ne marrim përsipër të organizojmë tubime informative në Zvicër dhe në Kosovë, ku provojmë që firmat zvicerane t`i motivojmë për të lidhur raporte afariste me firma kosovare ose për të investuar në Kosovë”, sqaron Steiner për albinfo.ch, natyrën e punës që bën SEC.
Ai thotë se është befasuar me interesin e treguar për këtë konferencë. “Nuk e kemi pritur një jehonë kaq të madhe. Janë paraqitur më shumë njerëz se sa kishim planifikuar, ashtu që, për mungesë vendi, jemi detyruar të refuzojmë shumë prej tyre. Afati ishte i shkurtër dhe nuk mund të bartnim takimin në një sallë më të madhe”.
Steiner këtë interesim e sheh në lidhje me ndryshimet pozitive, që sipas tij, po fillojnë të ndodhin në Kosovë. “Duket sikur në Kosovë diçka me të vërtetë po lëviz në të mirë të zhvillimit të ekonomisë. Këtë e them duke u nisur nga përvojat që ne si SEC kemi me ekonomitë e vendeve të lindjes.
Prej 20 vitesh merremi me promovimin e ekonomive të këtyre vendeve, nga shtetet ish sovjetike e deri në Ballkan. Dhe mund të them se gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur më shumë fjalë dhe fare pak punë. Por, sa i përket Kosovës, tashmë vihen re ndryshime. Kjo gjë shihet edhe me nivelin e përgatitjes dhe përkushtimin me të cilin u paraqitën përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës në këtë konferencë”, thotë Steiner.
Ai pastaj bën të ditur se në maj të vitit 2012, në Prishtinë SEC së bashku me ECIKS dhe IPAK, organizojnë një forum ekonomik. Atje pritet që të shkojnë sa më shumë investitorët potencialë zviceranë.
“Do të dërgojmë atje një delegacion të madh ekonomik. Shpresojmë të vijnë përfaqësues të shumë ndërmarrjeve të këtushme. Do të jetë një forum i përgjithshëm ekonomik. Do të ketë edhe takime individuale mes firmave zvicerane dhe kosovare, ku palët do të lidhin kontakte dhe do të shikojnë mundësitë e investimit. Po kështu do të ketë vizita në ndërmarrje kosovare”, thotë menaxheri i SEC, Max Steiner.
Në fund, ai thotë se, ata që duhet të aktivizohen, janë në radhë të parë afaristët me rrënjë kosovare të cilët jetojnë në Zvicër. “Ata e njohin më mirë vendin prej nga vijnë ndaj ju bëjmë thirrje për të dhënë shembullin me investimet e tyre në Kosovë, përfundon Steiner.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga grevat dhe protestat, deri te festat publike (që janë shumë), këtu janë gjërat që do...
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë