Sport
Skënderbeu nuk i frikësohet askujt në Evropë
Pasi kaluan në fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe eliminuan Dinamon e Zagrebit, Skënderbeu nuk i frikësohet askujt
Skënderbeu sërish ka shkruar historinë për sportin shqiptar. Skuadra korçare është kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Dinamon e Zagrebit.
Presidenti dhe futbollistët e klubit e Skënderbeut kanë thënë se nuk i frikësohen askujt. “Nuk duhet të punojmë vetëm për klubin, por edhe për lojtarët. Kënaqemi për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e jona. Frika më e madhe ishte nga fundi, pasi ishim me 10 lojtarë”, deklaroi presidenti Ardian Takaj.
Ndërkohë, kapiteni Orges Shehi shtoi: “Është kënaqësi e madhe që kemi luajtur edhe para dy vjetësh në Ligën e Evropës, por duke eliminuar skuadra kaq të forta na dha një emocion të jashtëzakonshëm”.
Futbollisti nga Kosova, Liridon Latifi ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Skënderbeun, pasi do të vazhdojë karrierën në Hungari. “Jam munduar të jap me të mirën. Jam i mërzitur që po largohem po kështu e ka futbolli. Primare për ne ka qenë kualifikimi. Një kualifikim i tillë ka përfitime ekonomike për të dyja palët”, theksoi Latifi.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









