Shkurt.ch
Shumë zviceranë kanë një punë të dytë
Gjithnjë e më shumë zviceranët punojnë më shumë se në një vend pune.
Në dy dekadat e fundit përqindja e punëtorëve që punojnë më shumë se një vend pune është rritur ndjeshëm. Kështu thonë shifrat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave.
Shifrat e fundit tregojnë se trendi vazhdon pa u pakësuar.
310.000 qytetarë të Zvicrës vitin e kaluar kishin më shumë se një punë. Sidomos gratë dhe personat me nivel të lartë të arsimimit shpesh punojnë në disa vende pune.
Shifrat tregojnë gjithashtu se një e treta e personave që bëjnë një punë të dytë janë të punësuar 100 për qind.
“Ky nuk është një zhvillim i shëndetshëm”, tha Pepo Hofstetter nga UNIA.
Veçanërisht janë prekur punëtorët në sektorin e shitjes me pakicë dhe në pastrim.
“Shumë njerëz do të donin të punojnë më shumë për shkak se ata nuk fitojnë mjaft. Prandaj, ata marrin punë të dytë dhe të tretë”, thotë Hofstetter.
Për George Sheldon, profesor i tregut të punës dhe ekonomisë industriale në Universitetin e Bazelit, duhet të analizohen motivet dhe rrethanat pse njerëzit marrin një punë të dytë.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë














