Kosova
Ambasada gjermane kundërshton ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur shqetësim të madh lidhur me ndryshimet që Kuvendi i Kosovës miratoi në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ndryshimet u votuan të martën në mbrëmje dhe synojnë të kufizojnë kompetencat e kësaj gjykate. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Ambasadës Gjermane, Catalina Heine, theksoi se Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur.
Sipas saj, institucioni është krijuar mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, me qëllim që të sigurojë përgjegjësi ligjore dhe drejtësi për viktimat e të gjitha komuniteteve. Për këtë arsye, Berlini konsideron se pavarësia e gjykatës duhet të ruhet plotësisht.
Gjermania ka bërë të ditur gjithashtu se mbështet qëndrimin e Bashkimit Evropian, i cili më herët kishte paralajmëruar se ndryshimet e miratuara mund të jenë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.
BE-ja i ka kërkuar Kosovës që të respektojë obligimet e saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë e Dhomave të Specializuara, si dhe vazhdimin e proceseve që synojnë drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre.
E-Diaspora
-
Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara në Westchester Shqiptarja Thëllënza Krasniqi ka marrë një detyrë të re në kuadër të Shoqatës së Kombeve të... -
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi -
Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë -
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













