Lajme
Shumë azilkërkues shqiptarë në Luksemburg
14.1 e azilkërkuesve të vitit 2016 janë nga Siria, 11.4 për qind nga Kosova dhe 11.1 për qind nga Shqipëria
Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë përbëjnë gati numrin më të madh të azilkërkuesve në Luksemburg. Edhe në këtë shtet kërkesat për azil janë rritur këtë vit, shkruan ‘ageblatt.lu’.
Deri më tani 1690 refugjatë kanë kërkuar azil, shifra këto sipas Ministrisë së Jashtme të Luksemburgut. Në të njëjtën kohë, vitin e kaluar kishte 1595 aplikacione, përcjell albinfo.ch.
Shumica e azilkërkuesve (156) gjatë tetorit vijnë nga vendet evropiane: Serbia 44, Shqipëria 42, Kosova 36, Maqedonia 23, Bosnja dhe Hercegovina 8, Ukraina 2 dhe Turqi 1.
62 azilkërkuesit tjerë janë nga Afrika, prej të cilave 20 janë nga Eritrea, 8 nga Maroku, gjashtë në Tunizi. Nga Azia erdhën 48 refugjatë, 16 nga Siria, 15 nga Gjeorgjia dhe 10 nga Irani. Nga Amerika e Jugut (Kubë, Meksikë dhe Peru) janë tre.
14.1 e azilkërkuesve të vitit 2016 janë nga Siria, 11.4 për qind nga Kosova dhe 11.1 për qind nga Shqipëria.
Megjithatë, 407 kërkesa janë refuzuar, prej tyre 101 nga Kosova, 67 nga Shqipëria, 57 nga Iraku, 56 nga Bosnja e Hercegovina, 37 nga Mali i Zi dhe 25 nga Serbia.
348 janë bërë në baza vullnetare, ndërsa 59 të tjerët u detyruan ri-atdhetësohen.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











