Sport
Shqipëria teston talentët e klubeve zvicerane nga U15 deri U18
S Ka përfunduar seleksionimi i futbollistëve kandidatë të skuadrës kombëtare jashtë Shqipërisë, për datëlindjet 1998-1999 dhe 2000-2001. Seleksionimi u zhvillua në Greqi, Itali e Zvicër.
Në Cyrih morën pjesë gupmoshat me datëlindjen 1998 – 1999, 36 kandidatë, ndërsa 2000-2001 morën pjesë 23 kandidatë.
Listën e lojtarëve e ka përpiluar Sokol Dauti, përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit në Zvicër.
Dauti ka bërë të ditur për albinfo.ch se janë ftuar të gjitha grupmoshat e klubeve elitare të futbollit zviceran nga U15 deri te U18.
Ata u ndoqën nga zëvendëstrajneri i kombëtares, Paolo Tramezzani, trajneri i ekipit U-21, Redi Jupi, trajneri i ekipit U-19, Arjan Bellai, trajneri i ekipit U-17, Xhemal Mustedanagiç dhe specialisti i futbollit, Abdyl Kuriu, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Sipas përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit në Zvicër, një numër i vogël i lojtarëve nuk i janë përgjigjur ftesës së tyre për të marrë pjesë në seleksionimin që është organizuar fundjavën që shkoi në Cyrih.
“Fakt është që çdo organizim ka dhe vështirësitë e veta, duke nisur nga rezervimi i fushës e deri te informimi i lojtarëve, e cila do kohë. Për momentin pak janë ata që nuk i janë përgjigjur ftesës, por me “arsyetimin” që janë të lënduar, ndonjëri prej tyre thotë të drejtën që pret ftesën nga Zvicra. Ka shumë nga ata që nuk i lejon dhe klubi, dëshira është, por klubi nuk ua lejon të marrin pjesë. Ka dhe nga ato klube që nuk iu tregojnë fare lojtarëve që kanë marrë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit”, tha Dauti për albinfo.ch.
Ai tha të jenë të kënaqur me seleksionimin në Zvicër. “Stafi mbeti shumë i kënaqur, me shumë nuk di të them, pasi nuk jam unë ai që bëj përzgjedhjen, por stafi dhe trajnerët”, ka deklaruar Dauti.
Kështu është mbyllur pjesa e parë e seleksionimeve për zonën evropiane, që ka nisur më 5 janar në Selanik.
Gjatë këtyre seleksionimeve specialistët dhe trajnerët e FSHF-së kanë vëzhguar dhe kanë ndjekur nga afër rreth 400 futbollistë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












