Lajme
Shqipëria, shteti ku prodhohet dhe kalon droga
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave në Shqipëri përfitohen në mënyrë të paligjshme nga pastrimi i parave dhe nga droga
Shqipëria vazhdon të mbetet njëri nga shtetet ballkanike ku kultivohet droga dhe ku një sasi e konsiderueshme e të ardhurave të qytetarëve fitohet në mënyrë të jashtëligjshme, me evazion fiskal dhe pastrim parash. Kështu ka konsideruar Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për luftën kundër drogës, korrupsionit e evazionit fiskal publikuar sot.
Në raportin që hartohet për të gjitha shtetet, Shqipëria paraqitet si një vend me probleme të theksuara të korrupsionit dhe kultivimit e trafikimit të drogës.
Në raportin e DASH, përmendet deklarimet e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se lufta kundër drogës është intensifikuar, por në anën tjetër raporti thotë të kundërtën. Madje thuhet se tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por edhe për droga më të forta siç janë kokaina dhe heroina.
“Vendi vazhdon të jetë në rrezik të lartë për shkak të pastrimit të parave dhe korrupsionit të shfrenuar. Pjesa më e madhe e ekonomisë së Shqipërisë është informale, me prurje të mëdha të parave nga reminitancat. Të ardhura të konsiderueshme përfitohen edhe nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafikimi i qenieve njerëzore“ thuhet në raport, citon Albeu.
“Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha të marihuanës, kryesisht në vendet evropiane, si dhe është vend transit për transportin e heroinës afgane dhe kokainës, duke shërbyer si portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën. Shqipëria shërben si qendër rajonale nga organizatat e krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme pastrohen shumë lehtë”, thekson raporti i DASH.
Po kështu, DASH flet edhe për korrupsionin në qeveri e institucione të tjera. Edhe pse janë miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, mbetet i ulët numri i procedimeve penale ndaj zyrtarëve si dhe referimet për rastet e pastrimit të parave.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











