Lajme
Shqipëria promovon arkeologjinë nënujore për turizëm
Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” i ka dedikuar një artikull për turizmin nënujor në Shqipëri si atraksion për të huajt
Bukuritë e Shqipëria janë të mëdha. Që nga plazhet e bukura, bukuritë natyrore, vendet historike, por bukuritë e saj janë edhe nënujore, ku ka shumë potenciale arkeologjike.
Për këtë ka shkruar edhe gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” që i ka dedikuar një artikull për turizmin nënujor në Shqipëri si atraksion për të huajt.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit realizoi një ekspozitë të hënën, me 30 fotografi që tregojnë gjetjet nënujore me rëndësi potenciale arkeologjike nga dekada e fundit.
Kreu i kësaj agjencie, Auron Tare thotë se kanë gjetur 38 mbetje në detin Jon, gjashtë prej tyre më shumë se 2000 vjeçare.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për mbrojtje ligjore dhe kujdes më të mirë për ta bërë atë një destinacion turistik. Vendi nuk ka një industri zhytjeje, por kjo mund të ndryshojë në qoftë se gjetjet promovohen si duhet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











