Lajme
Shqipëria do të blejë produkte petrokimike nga Irani
Shqipëria dhe Suedia janë klientët më të rinj të disa produkteve petrokimike iraniane, ka bërë të ditur një zyrtar i Iranit
Deri në fund të vitit të kaluar, Kina gëzonte 50 % të produkteve petrokimike dhe polimeri të eksporteve të Iranit. Por, heqja e sanksioneve ka tërhequr edhe vendet e Evropës për tregun iranian, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, disa zyrtarë janë shprehur se mungesa e bashkëpunimit nga ana e bankave evropiane, ishte pengesa më e madhe e eksporteve petrokimike në Evropë, duke theksuar se një pjesë e shitjes janë kryer nga firmat e ndërmjetësimit.
Shtete si Shqipëria, Suedia dhe Greqia janë regjistruar si konsumatorët e rinj të produkteve petrokimike iraniane në epokën Post-JCPOA. Me rënien e vëllimit në Kinë, këto shtete evropiane kanë gjetur një vend në tregun e synuar të produkteve petrokimike iraniane. Nga ana tjetër, përveç vendeve të bllokut të Lindjes, Irani ka vendosur dy urë-dërgesa në Brazil, në mënyrë që Amerika e Jugut të kthehen në një destinacion të ri për produktet e tij.
Menaxheri i Kompanisë ‘Karoon’, Kazem Bastakian ka deklaruar se ngarkesa e parë e kompanisë do të ngarkohet në Itali. “Ngarkesa e parë që do të transportohet në një vend evropian është një rezultat pozitiv i marrëveshjes bërthamore të Iranit”, theksoi ai. “Karoon Petrochemical Company eksporton në 18 vende, duke përfshirë Greqinë, Shqipërinë, Rusinë dhe Suedinë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









