Kosova
Shpend Ahmeti “kritikon” Qeverinë për ndarjen e mjeteve për Notre Dame
Ditë më parë katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga flakët.
Shumë vende, institucione, personalitete e drejtues të shteteve të botës shprehën aolidaritet me me Francën për djegien e katedrales.
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndarë mjete për të kontribouar në ndërtimin e katedrales Notre Dame.
Por dhënien e mjeteve e ka kritikuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se Kosova i ka dëshmuar Francës miqësinë në forma të tjera, ndërsa paratë e ndara nga Qeveria e Kosovës, sipas tij, mund të ndaheshin për familjet me raste të veçanta në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës paska ndarë mjete për Katedralen e Notre Dame. Përderisa kjo tragjedi ka prekur gjithë botën e edhe Kosovën, po ashtu ka ngjallur edhe solidaritet gjithandej. Duke parë lajmet botërore shihet që paratë nuk do të jenë problemi i riparimit të katedrales, e cila me shpresë do të renovohet shpejtë. Fondet të cilat qeveria i ka ndarë do të ishte mirë t’i ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata. Francës ja kemi dëshmu miqësinë dhe solidaritetin dhe besoj se e dijnë që e kemi sinqerisht dhembjen, dhe kjo nuk përmirësohet me para. Por, qytetarit tonë, shteti ka nevojë t’i tregojë edhe solidaritetin edhe përkujdesjen”, ka shkruar Ahmeti.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










