Sport
Sheholli feston fitoren historike

Skuadra futbollistike e Biel-it, nga e njëjta qytezë, shënoi fitore senzacionale ndaj kampionit të shumëfishtë zviceran dhe aktualisht lider i tabelës së klasifikimit në Kampionati zviceran, në një ndeshje të vlefshme për Kupën zvicerane, me rezultat 3:1.
Ndër më të merituarit për këtë fitore ka qenë edhe futbollisti shqiptar nga Kosova, Labinot Sheholli, i cili ka treguar një lojë të mrekullueshme, në krahasim me vëllezërit Granit e Taulant Xhakën dhe Beg Feratin nga ana e kundërt.
Përfundimi i ndeshjes kulminoi me disa ekscese të tifozëve të cilët u futën në fushë të gjelbër dhe filluan festën e fitores, duke shkaktuar një rrëmijë të vërtetë, me ç‘rast rreth 150 policë kantonalë kanë reaguar me plumba gome për t’i qetësuar ata.
Shumica nga ta janë ankuar në lëndime.
E-Diaspora
-
Blerina Kastrati zgjidhet asambleiste në Komunën Carouge të Gjenevës "Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar që, kur shkela për herë të parë në Zvicër, një...
-
Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake
-
Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm”
-
Nga nesër në SRF, seriali shqiptarozviceran “Te Berberi”
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç
Jeta në Austri
-
Austri: Ministrja e Integrimit shqyrton forcimin e ligjit islamik Ministrja e Integrimit Claudia Plakolm (ÖVP) po shqyrton forcimin e ligjit islamik. Ajo tha në një...
-
Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake
-
Austri: Rriten incidentet raciste, mbi 1.600 raste të regjistruara në 2024
-
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja
-
Pse rinovimet e pistave të Deutsche Bahn do të shkaktojnë përçarje të mëdha në Austri?