Lajme
Sela: do ta parandalojmë migracionin në rajonin e Prespës
“Aleanca për shqiptarët” ka akuzuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele se përmes urdhërave të partive në pushtet po e diskriminojnë koalicionin politik të shqiptarëve
Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela u ka premtuar banorëve shqiptarë të rajonit të Prespës, se ”Aleancës për Shqiptarët”, si kolaicion politik, do të fokusohet në parandalimin e migracionit, lidhjen më të përafërt të Resnjës me Shkupin, zhvillimin e ekonomik dhe zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe.
Kreu i LR-PDSH, pjesë e ”Aleancës për shqiptarët” tha se Aleanca nuk do të pranojë asnjë ofertë tjetër, përveç se formimin e pushtetit binacional.
Ziadin Sela ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Strugë, në qytetin që e drejton gjatë këtij mandati. Ai tha se është krenar që është kryetar i toskëve dhe gegëve!
Ndryshe, gjatë ditës së sotme “Aleanca për shqiptarët” ka akuzuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele se përmes urdhërave të partive në pushtet po e diskriminojnë koalicionin politik të shqiptarëve, duke u pamundësuar qasjen e lirë të programeve të paguara politike deri tek votuesit e tyre.
Kjo lojë e dyfishtë e tyre, siç thonë nga ky koalicion, se kjo pengesë është një mekanizëm i qartë dhe i paramenduar mirë, se partitë në pushtet BDI dhe VMRO-DPMNE janë në panik ndaj politikave kombëtare të këtij koalicioni për shqiptarët. Pavarësisht këtij bllokimi për të qenë të pranishëm në media, qytetarët do të dijnë të zgjedhin opcionin e merituar të programit politik të “Aleancës për Shqiptarët”.
“Në kundërshtim me ligjin dhe me parime të dyfishta, ata kanë bllokuar vetëm “Aleancën për shqiptarët” që të jenë të pranishëm në media. Ne kemi marrëveshje me një media që të publikojmë spotet tona publicitare. Por, me urdhër të drejtpërdrejtë të KSHZ-së dhe Agjencisë për media është ndaluar që “Aleanca për shqiptarët” të ketë qasje te qytetarët me arsyetimin se qenkemi parti jashtëparlamentare. Ndërkohë, siç i keni ndjekur mediumet, ka një parti jashtëparlamentare që është shumë prezente në media përmes spoteve publicitare dhe është opozitare apo jo do të tregojë koha…”, thotë Sela, citon Lajmi.
Ai thotë se ne jemi koalicion që ka edhe një deputet në kuadrin e saj dhe i takon 10 për qind i partive që janë të përfaqësuara në parlament.
”Duam t’u bëjmë me dije se nuk mund të na ndalin, dhe se do të shkojmë derë më derë që të bisedojmë me qytetarët. është më se e qartë se kjo gjë është bërë me urdhër të BDI-së dhe VMRO-së, pra qeverisë dhe se një gjë duhet ta dinë se ata i ka kap paniku dhe së shpejti u vjen fundi”, deklaroi Sela.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











