Sport
Schwarz: UEFA të ndëshkojë fansat bullgarë për sloganet raciste proserbe
Ai sqaron se në stadium, fansat bullgarë kanë skanduar me fjalët “Ubi, ubi, Shiptare” që do të thotë “Mbyti, mbyti shqiptarët!”
Politikani i njohur gjerman, ish deputet në Bundestag, pas ndeshjes Bullgari-Kosovë ka postuar në rrjetin social në facebook një status ku thotë: “UEFA duhet të ndëshkojë racizmin me sanksione. Racizëm i pastër në Sofje, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të Futbollit!”.
Ai më tutje sqaron se në stadium, fansat bullgarë kanë skanduar me fjalët “Ubi, ubi, Shiptare” që do të thotë “Mbyti, mbyti shqiptarët!”, shkruan albinfo.ch.
Më tutje ai përkujton se FIFA në Kampionatin Botërorr të mbajtur vitin e kaluar në Rusi, i pati dënuar tre lojtarë zviceranë, prej të cilëve dy me prejardhje kosovare (shqiptare). Dënimi u ishte shqiptuar “për një përshëndetje shumë popullore dhe fare jo agresive, të atë bërjes së shqiponjës me duar, e cila është edhe simboli qëndror në Flamurin shqiptar dhe është botërisht i njohur si simbol i të gjithe shqiptarëve”, ka shkruar Schwarz.
Stefan Schwarz, është i njohur si kritik i pakompromis i politikës ekspansioniste serbe në Ballkan. Ai ka qenë deputet në Parlamentin Gjerman (Bunxestag) nga partia CDU në legjisaturën 1990-1994
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










