Lajme
Romët më të diskriminuarit në Kosovë
Me rastin e rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Schlumberger kërkoi që më shumë përkushtim për komunitetin RAE
Komuniteti romë, ashkali dhe egjiptian (RAE) mbetet më i diskriminuari në shoqërinë kosovare, prandaj kërkohet më shumë angazhim që këto pakica të integrohen. Kështu deklaroi Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, me rastin e rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
“Pjesëtarët e komunitetit rom, së bashku me komunitetin ashkali dhe egjiptas, ende diskriminohen në forma të ndryshme. Ata ballafaqohen me sfida gjatë qasjes në edukim, shërbime shëndetësore, strehim dhe punësim. Kjo gjendje duhet të ndryshoj,” tha Schlumberger.
Strategjia aktuale dhe plani i veprimit për integrimin e këtyre komuniteteve të ndjeshme, sipas tij, përfundon këtë vit. Prandaj Schlumberger inkurajoi Qeverinë e Kosovës që të sigurojnë një proces gjithëpërfshirës gjatë hartimit të strategjisë së re për integrimin e këtyre komuniteteve.
Ai tha se duhet të dëgjohet zëri i përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe vetë komuniteteve në mënyrë që të ofrohet përgjigje adekuate për nevojat dhe shqetësimet e tyre.
“Angazhimi i shtuar nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal si dhe ndarja e më shumë fondeve janë qenësore për ta çuar këtë proces përpara,” deklaroi Schlumberger.
“Këto plane përfshijnë veprime konkrete për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas. Me përkrahjen e duhur nga niveli qendror, komunat do të jenë në gjendje që dukshëm të përmirësojnë kushtet e jetës për këto komunitete,” përfundoi ambasadori i OSBE-së në Kosovë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









