Fun
Robotët, në vend të policëve dhe semaforëve
Këtë shpikje e kanë bërë “Woman Techonology” dhe tashmë është funksionale në Kinshasa
Në Republikën Demokratike të Kongos robotët kanë zëvendësuar semaforët dhe policët e trafikut. Robotët e parë të vendosur nëpër udhëkryqe të Limete, një zonë popullore e kryeqytetit, udhëzojnë shoferët se kur dhe ku duhet të ngasin automjetet e tyre.
Këtë shpikje e kanë bërë “Woman Techonology” dhe tashmë është funksionale në Kinshasa, qytet me mbi 10 milionë banorë. Në Kinshasa tashmë raportohet të jetë tejkaluar ritmi i përditshëm i bllokimit të trafikut që e paralizonte qytetin. Robotët-semafor rregullojnë trafikun qysh prej verës së vitit 2013.
Robotët kanë një lartësi prej rreth 2.5 m. Së fundi robotët lëshojnë edhe një zë për shoferët dhe motoristët se kur mund t’u japin përparësi këmbësorëve.
Një robot i tillë kushton 15 mijë euro dhe «Woman Techonology» dëshiron t’i shesë në vende të tjera të Afrikës, Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta robotë
janë të pajisur me panele diellore për të mbushur bateritë dhe kanë një mburojë alumini rezistente ndaj temperaturave të larta, lagështisë së lartë dhe shirave të dendur.
Ata hyjnë në grupin e shpikjeve elektronike të avancuara që punojnë në kushte tropikale, shkruajnë mediat italiane.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










