“Rinora4”, 15 vjet argëtim shqip në Zvicër
Për 15 vjet të ekzistimit, "Rinora4" është bërë më shumë se një qendër e zakonshme argëtimi për rininë shqiptare në Zvicër
Diskoteka e njohur „Rinora4″ e Cyrihut ka mbushur 15 vjet të punës së saj të suksesshme dhe kjo ka qenë një arsye më shumë për drejtuesit e saj, miqtë dhe mysafirët tjerë që të festonin natën e të premtes.Për 15 vjet të ekzistimit, “Rinora4” është bërë më shumë se një qendër e zakonshme argëtimi për rininë shqiptare në Zvicër.Një qendër që, sipas pronarëve të saj, prej 15 vitesh bën bashkë për çdo mbrëmje vikendi më shumë se nga 1000 të rinj shqiptarë, tejkalon caqet e një diskoteke të zakonshme. Ajo mund të thuhet tashmë se paraqet një pikë referimi për të rinjtë dhe të tjerët që mundëson përveç argëtimit me muzikën, kryesisht shqiptare, edhe njohjen, lidhjen e miqësive por edhe dashurive dhe martesave në mes tyre.Këtë qendër e frekuentojnë edhe mjaft të rinj zviceranë dhe të komuniteteve tjera, gjë që e shndërron atë në një pikë takimi të njohur edhe në konkurrencën zvicerane. Këtu performojnë edhe mjaft këngëtarë, valltarë, dj e grupe muzikore të Zvicrës e jashtë saj që e bëjnë Rinorën4 të jetë edhe një pikë e rëndësishme në gjeografinë e jetës së natës në Zvicër. Në mbrëmjen jubilare, publikun e ka argëtuar bendi i njohur nga Tetova “Elita 5” dhe si zakonisht me muzikë të zgjedhur dj Beka me grupin. Është emetuar po ashtu edhe kënga speciale kushtuar diskotekës “Rinora4”.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












