Sport
Bekim Zogaj ndihmon sërish gjyqtarët e futbollit të Kosovës
Gjyqtari shqiptar që ndan drejtësinë në superligen zvicerane dhe ndërkombëtare, Bekim Zogaj ka ndihmuar me paisje sportive kolegët e tij kosovarë
Zogaj këto ditë ka vizituar FFK-në, më çrast është pritur nga kryetari i Komisionit të gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, Përparim Hasani.
Më këtë rast, Hasani e njoftoi mysafirin nga Zvicra për punën që po bën Komisioni i gjqytarëve si dhe për përgatitijet që po bëjnë gjyqtarët e futbollit të Kosovës për stinorin pranveror si dhe për nevojën e ngritjes profesionale të gjyqtarëve.
Në anën tjetër, Zogaj pasi dorëzoi paisje të ndryshme sportive për gjyqtarët e Kosovës, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmoj Komisionin dhe gjyqtarët edhe në forma të tjera të ndryshme duke organiziuar këshillime dhe seminare të cilat do ta ndihmonin edhe më shumë në ngritjen profesionale të gjyqtarëve kosovarë.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që në muajin prill të organizohet një këshillim për gjyqtarë dhe kontrollorë dhe vëzhgues.
Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Hasani ka falënderuar Zogajn për ndihmën dhe mbështetjen që po i jep për gjyqtarët e futbollit të Kosovës.
Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që Zogaj po i ndihmon kolegët e tij në Kosovë.
Bekim Zogaj u lind me 28 shtator 1979 në Prejlep të Deçanit. Në Zvicër ka ardhur si dhjetëvjeçar, ku ka kryer shkollën për komercialist.
Sikur edhe gjyqtarët e tjerë të futbollit, edhe Bekim Zogaj rrugën për profesionin e tij të sotëm e ka nisur nga pasioni për lojën e futbollit. Që nga viti 1991 deri në vitin 1999 ka luajtur për FC Wiesendangen të Winterthurit.
Në vitin 1997 ka mbaruar kursin për gjyqtar futbolli. Për dy vjet ka qenë në “Grupin e talenteve të Cyrihut”, grup të cilin tash, pas sa vjetësh, e udhëheq si shef i tyre. Referi i vetëm kosovar I njohur ndërkombëtarisht, për 16 vjet kishte referuar në ligat më të ulëta zvicerane si asistent dhe refer kryesor.
Bekim Zogaj është referi i parë shqiptarë në Superligën zvicerane me licencë nga FIFA.
Zogaj, në vitin 2013 debutojë të referoi edhe ndeshje në Challenge League. Në një bisedë për “albinfo.ch”, ai kishte thënë se kishte pritur 13 vite që të i realizohet kjo ëndërr.
Përveç tjerash, Bekimi është kënaqur edhe me punën që bën në Komunën e Ëinterthurit si kontabilist, me trajtimin që i bëhet dhe mirëkuptimin që ka punëdhënësi për angazhimet e tij si gjyqtar futbolli.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?