Lajme
Qytetarët e Prishtinës: kisha mund të kthehet në muze
Disa qytetarë mendojnë se objekti i ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës duhet rrënuar deri në themel, ndërsa janë shtuar zërat e qytetarëve të cilët rekomandojnë që kisha të kthehet në muze
Kisha ortodokse serbe e ndërtuar në kohën e regjimit të dhunshëm serbe në vitet ’90-ta vazhdon të mbetet objekt diskutimi në Kosovë. Përveç taborit politik, çështja e këtij objekti është bartur edhe në rrafshin e qytetarëve. Disa mendojnë se objekti duhet rrënuar, janë shtuar zërat e qytetarëve që objekti të kthehet në muze.
Mirëpo liderët institucionalë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa ddhe shumë politikanë të tjerë, përfshirë edhe ata të pakicës serbe, kërkojnë që objekti të rivitalizohet dhe të shërbejë si faltore serbe. Por, një grup studentësh dhe profesorësh universitarë po kërkojnë që kisha të rrënohet deri në themel.
Gazeta “Zëri” ka intervistuar disa nga qytetarët e Prishtinës, duke marrë mendimin e tyre rreth kësaj kishe.
Disa thanë se kisha ortodokse që gjendet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës është objekt i imponuar dhe është ndërtuar nën masat e dhunshme nga regjimi serb, por ka të tillë që kërkojnë që ky objekt të shndërrohet në muze si një fakt i pamohueshëm i represionit serb në Kosovë.
Drejtoria për Kulturë e cila është në kuadër të Komunës së Prishtinës ka thënë që, gjithsesi që do të shikohej mundësia e realizimit të idesë që qytetit t’i shtohet një muze apo qendër e kulturës, sikur ky objekt të ishte në pronësi të Komunës.
Sipas drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Besart Vllahinja, Komuna e Prishtinës i referohet aspektit ligjor dhe planit urbanistik sa i përket objekteve që ndodhen në kryeqytet.
”Komuna e Prishtinës riafirmon faktin që ligjvënësi ka miratuar ligjet përkatëse për ndërtim, për planifikim dhe legalizim. Çdo subjekt, fizik apo juridik, me rastin e planifikimit për ndërtim duhet të marrë leje prej Komunës së Prishtinës….”, thotë ai.
Kurse sipas qytetarit Mark Biblekaj, kjo kishë nuk duhet të rrënohet po të bëhet muze që të jetë tregues i historisë së dhimbshme që kemi kaluar si popull.
Ndërsa Xhevat Meha mendon se ky objekt nuk duhet të quhet kishë, sepse është simbol i politikës më diskriminuese ndaj shqiptarëve.
“Së pari ajo nuk është kishë, ai është një objekt i cili është bërë me qëllim të bëhet kishë, por ajo është simbol i politikës më diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe në atë kishë me sa jam i informuar, janë kryer edhe dhunime ndaj femrave shqiptare, si në një objekt ku kryhen dhunime, ai as s’mund të shërbejë si objekt për shërbime fetare, por as s’mund të shërbejë për shërbime kulturore”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri










