Qeveritarët kosovarë në trajnime në Angli
Qeveritarët e Kosovës do të trajnohen nga ish këshilltari i kryeministrit britanik, Tony Blair
Shumëkush në Angli beson se fuqia e vërtetë prapa ish-kryeministrit Tony Blair ishte pikërisht drejtori i tij i komunikimeve, Alastair Campbel. Ky i fundit ishte autori i porosive dhe taktikës mediale të laburistëve pas kthimit të tyre në pushtet në Angli, e më vonë edhe njeriu kryesor në mbrojtjen mediale të politikave të Blairit si lufta në Kosovë dhe Irak.
Pas rënies së Tony Blairit nga pushteti, Campbell është tërhequr nga politika derisa vazhdon të mbetet në “treg” me librat e tij të popullarizuar dhe angazhimet si këshilltar për komunikim i kompanive të mëdha botërore.
Campbell pritet që së shpejti në listën e “studentëve” të tij ta përfshijë edhe Qeverinë e Kosovës, shkruan Express. Eksperti i famshëm i marrëdhënieve me publik do të mbajë një kurs intensiv për zyrtarë të lartë të Qeverisë rreth çështjeve të komunikimit strategjik.
Sipas Expressit, ardhja e tij është organizuar nga Këshilli Britanik dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Ky trajnim është vetëm një pjesë e programit njëvjeçar të përgatitur nga MPJ-ja dhe Këshilli Britanik nga fondet e përbashkëta të Prishtinës dhe Londrës.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











