Lajme
Preferohen ekspertë zviceranë për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit
Lëvizja Vetëvendosje ka dilema sa i përket zbardhjes së vdekjes së Astrit Deharit. Për këtë arsye prezenca e ekspertëve ligjor të pavarur, sipas LVV-së, do të rriste kredibilitetin e rastit
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare në Kosovë, preferojnë ekspertë të pavarur nga Zvicra apo Shqipëria për t’ia bërë obduksionin Astrit Deharit, 26 vjeç, i cili u gjet i vdekur në Burgun e Prizrenit. I ndjeri i takonte Lëvizjes Vetëvendosje dhe që nga dita e mbrëmshme, nuk po dihen rrethanat e qarta të vdekjes së tij.
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se zyrtarët ligjor për hetimin dhe rastit do të jenë më shumë gjasë nga Shqipëria. Megjithëse nuk ka përjashtuar mundësinë edhe ekspertëve nga Zvicra.
“Zyrtarët ligjor do të jenë nga Republika e Shqipërisë sipas të gjitha gjasave. Megjithatë ne nuk po përjashtojmë mundësinë që të kemi edhe ekspertë nga Zvicra”, ka thënë Molliqaj, sipas të cilit, Vetëvendosje ka dilema sa i përket zbardhjes së këtij rasti për këtë arsye prezenca e ekspertëve ligjor të pavarur dhe të ftuar nga familje, do të rriste kredibilitetin e rastit.
Për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës, familja Dehari kërkoi nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore që autopsia e trupit të Astrit Deharit të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga familja.
“Deklarimet institucionale që e cilësojnë si të dyshimtë vdekjen e djalit tonë, si dhe kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese për ne dhe insistojmë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve që do të caktohen nga familja”, thuhet në reagimin e familjes.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











