Bota
Politikani ekstremist kërkon: T`u ndalen ndihmat sociale të gjithë të huajve!
Strache ka kërkuar që të huajt me qëndrim në Austri, thjesht “Të shlyhen” fare nga e drejta për të marrë ndihma sociale. Ndërsa shefi i partisë tjetër, ÖVP Reinhold Lopatka synon të prishë “parajsën sociale” të Vjenës
Fluksi masiv i refugjatëve që kanë mësyrë dy viteve të fundit ka ngarkuar në mënyrë drastike sistemin social të këtij vendi. Këtë gjendje e proklamojnë me të madhe e pastaj e shfrytëzojnë për qëllimet e tyre politike partitë e djathta, sidomos ajo FPÖ e Heinz-Christian Strache, e njohur për propagandën kundër të huajve (dhe pro Serbisë!). Kandidati i kësaj partie ka shanse të mira për t`u zgjedhur president i vendit, pas përsëritjes së zgjedhjeve që do të bëhet në vjeshtë.
Strache ka kërkuar që të huajt me qëndrim në Austri, thjesht “Të shlyhen” fare nga e drejta për të marrë ndihma sociale, shkruajnë mediat austriake dhe të tjera. Ndërsa shefi i partisë tjetër, ÖVP Reinhold Lopatka synon të prishë “parajsën sociale” të Vjenës, transmeton albinfo.ch. Përgjegjësja për punë sociale në qytetin e Vjenës, Wehsely, që vjen nga partia SPÖ, kërkon shpërndarjen më të mirë të azilkërkuesve në lande të ndryshme të vendit.
Është simptomatike se vetëm qyteti i Vjenës detyrohet të paguajë 550 milionë euro për 76.389 të huaj që përbëjnë raste sociale, e që janüe 42.87% e të gjithë personave me ndihma sociale.
Mirëpo, sipas burimeve nga qarqet qeveritare, azilkërkuesit nuk mund të dëbohen aq thjeshtë në republikat tjera pasi që ata tashmë kanë krijuar në Vjenë familjet dhe ambientet e tyre shoqërore, përcjell albinfo.ch. Edhe sot në Vjenë ka shpesh bastisje policore për t`i kthyer refugjatët në landet si Tiroli ose Vorarlbergu, ku u ishte caktuar vendi më parë dhe prej nga ata kanë ikur për t`iu bashkuar të afërmve të tyre në Vjenë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













