Lajme
Policia shton kontrollet në trafik, për 24 orë 900 gjoba
Brenda 24 orëve të fundit, numri i gjobave të shqiptuara në trafik, ka arritur deri në 900, ndërsa shumica janë për tejkalim të shpejtësisë
Policia e Kosovës raporton për shtim të numrit të aksidenteve në trafik, ndërsa si kundërpërgjigje ka shtuar numrin e patrullimeve në komunikacion. Brenda 24 orëve të fundit, numri i gjobave të shqiptuara në trafik, ka arritur deri në 900, ndërsa shumica janë për tejkalim të shpejtësisë.
Kjo rritje e aksidenteve në trafik, ka ardhur edhe si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje. Me këtë rast Policia e Kosovës iu rekomandon qytetarëve që të kenë parasysh shenjat e komunikacionit, sepse ka filluar planin operativ “Sezoni verore 2015” që ndëshkon të gjithë akterën në komunikacion, përfshirë ehe këmbësorët.
Ky plan ka për qëllim ndërmarrjen e masave për nivelin e shtuar të sigurisë, ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik si dhe parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se Policia nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, duke përfshirë bashkatdhetarët, por ka për qëllim ngritjen e nivelit më të lartë të sigurisë në trafik.
Më qëllim të shtimit të sigurisë, shmangien e incidenteve dhe pritjeve të gjata nëpër kufij policia ka shtuar prezencën policore edhe në disa pika kufitare, sheshe, si dhe prezencën e policisë së trafikut nëpër disa akse rrugore, raporton RTK.
Kelani thotë së Plani operativ për sezonin veriore parasheh edhe disa objektiva të tjera siç është edhe ndalimi i përdorimit të armëve nëpër ahengje. Kelani apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës gjate ngasjes së automjeteve.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










